Prodhimet e këtyre bodrumeve përfundojnë në tavolinat tona

Prodhimet e këtyre bodrumeve përfundojnë në tavolinat tona

Kërkesat e biznesit të Kosovës: Hiqni pagesat e skanerit, terminalit, njihni certifikatat
Ana e malit, nxënësit po “Braktisin” shkollat
Dy kilometra rrugë bllokon jetën e dhjetërave familjeve

Gjatë viteve ‘90 shqiptarët konsumonin pije alkoolike në përbërje të të cilave kishte elementë të rrezikshëm për jetën si metanol…. Fenomeni vazhdon, edhe pse falsifikuesit kanë ndryshuar llojin e alkoolit.

Helmimet nga alkooli me ngjyrë, ekspertët tregojnë dëmin e pijeve…

Në Shkodër pak javë më parë u sekuestrua një punishte që prodhonte pije alkolike të markave të njohura.

Prodhimet e këtyre bodrumeve përfundojnë në tavolinat tona, koktejlet në lokalet e natës. Specialisti për kontrollin e ushqimeve Profesor Doktor Kapllan Sulaj vë theksin në pijet e prodhuara ilegalisht.
“Kontrabandistët që prodhojnë ilegalisht, nuk tregojnë sasinë reale të alkoolit në pije dhe ti nuk e di se ça alkooli pi”, thotë doktor Sulaj. Një problem tjetër janë ngyruesit e palicensuar. “Janë kancerogjene, nëse nuk përdoren sipas rregullave të caktuara nga BE-ja”, thotë ai.
Ndër 10 shkaqet kryesore të sëmundshmërisë në rang gobal, alkooli zë vendin e 3 pas duhanit dhe hipertensionit. Mjeku toksikolog Zihni Sulaj flet për përmasat që ka përdorimi i alkoolit referuar shërbimit që ai drejton prej vitesh.
“40 % e atyre që trajtohen tek ne kanë probleme të ndryshme me alkoolin”, thotë Sulaj. Profesor Sulaj thekson që ndëshkueshmëria me gjoba duhet të jetë hallka e fundit ndërsa duhet të ketë një strategji për kontrollin dhe tregtimin e alkoolit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0