Problemet me aksesin në e-albania/ Qytetarët kërkojnë shërbime edhe fizikisht

Problemet me aksesin në e-albania/ Qytetarët kërkojnë shërbime edhe fizikisht

Investigim/mungesa e një adrese si pengesë për regjistrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë
Aksesi në e-elbania dhe pamundësia financiare detyron romët të braktisin arsimin
Pensionistët/ Aksesimi e-albanias online, mision i pamundur

Shërbimet nëpërmjet platformës e-albania në vendin tonë kanë sjellur sa lehtësira për disa qytetarë, po aq vështirësi për të tjerë që  nuk kanë aftësi e mundësi për ta përdorur atë.
Në një anketim të kryer nga Informim.al ata shprehen të shqetësuar nga mospërdorimi dhe mos aksesimi i dokumentave që iu nevojiten sidomos kur kanë afate të caktuar për dorëzimin e tyre.
Pjesa më e madhe e tyre shkojnë në kancelari  për përdorimin e platformës  ku normalisht dhe duhet të paguajnë personin që i ndihmon. Një pjesë tjetër ndihmohet nga ndonjë i afërm dhe disa të tjerë shkojnë nëpër organizata të cilat ofrojnë ndihmë.
Kjo situatë problematike doli më në pah me bllokimin për disa javë të platformës. Të pyetur se a krijoi probleme mos funksionimi i e- albanias dhe se si vepruan për marrjen e dokumentave që iu nevojiteshin, a shkuan në institucione për të marrë dokumenta apo pritën sa të rregullohej platforma?
Ata e pohojnë se kishin nevojë për dokumenta dhe se shumica e tyre ka shkuar nëpër institucinet përkatëse por nuk kanë marrë asnjë dokument.
Një qytetar shprehet se institucioni nuk kishte autorizim për të përdorur të dhënat personale të dikujt tjetër si dhe nuk kishte email zyrtar për të dërguar kërkesën e tij.
Ndërsa qytetari tjetër shprehet se instituconi i ka komunikuar që duhet të prisni sa të rregullohet platforma.
Të pyetur se a duhet të ketë shërbim fizikisht për qytetarë që e kanë të pamundur përdorimin e e- albanias, një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë shprehur, “Po”.
Nisur nga numri i madh i problematikave që sjell aksesimi dhe nisur nga bllokimi për disa kohë i platformës nga hakerat, duhet që qeveria të ofrojë edhe shërbimin fizikisht për qytetarët.
IMG 20220819 WA0002

IMG 20220819 WA0003

COMMENTS

WORDPRESS: 0