Prishtinë/ Samiti i Romëve* të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë/ Samiti i Romëve* të Ballkanit Perëndimor

Universiteti Aleksandër Xhuvani/ Dokumentat para 97-tës janë djegur, drejtohuni gjykatës
Protestë në Berat: Na kanë lënë pa bukë
Çështja e strehimit, si pritet të jepet zgjidhje problemit.

Është mbajtur në Prishtinë në datat 17-18 nëntor, Samiti i Romëve, të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i këtij samiti është të tërheqë vëmendjen ndaj mbizotërimit të diskriminimit sistematik dhe shkeljeve të të drejtave të romëve, egjiptianëve dhe ndërgjegjësimi për detyrimet shtetërore të shteteve për të përmirësuar mbrojtjen e tyre. Samiti i Romëve të Ballkanit Perëndimor mbledh mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe aktivistë nga Ballkani Perëndimor, Turqia dhe Europa për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të analizuar sfidat që lidhen me të drejtat e njeriut. Nëpërmjet kësaj platforme promovohet dhe forcohet bashkëpunimi dhe rrjetëzimi rajonal, duke u mundësuar pjesëmarrësve të ndajnë dhe të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit dhe të nxisin iniciativa të reja.

Pjesëmarrës në këtë samit ishin organizata, aktivistë të të drejtave të njeriut nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia, përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe anëtarë të parlamentit Europian.

Samiti i Romëve të Balkanit Perëndimor organizohet Civil Rights Defenders që prej vitit 2015.

*Nën termin social rom përfshihen grupet si rom, egjiptian, ashkali, travels, etj

Shkrim nga: Ferdiola Tare

COMMENTS

WORDPRESS: 0