Prindërit i dalin kundër shkollës…rimodelimi i strukturave të klasës…

Prindërit i dalin kundër shkollës…rimodelimi i strukturave të klasës…

Natyra, një vënd depozitimi mbetjesh urbane…
Belgjikë, Protestë masive kundër vendimit të gjykatës për shamitë në universitete.
Dokumentacioni që  nevojitet për të aplikuar për “Kredi të Butë”

shkolla 1536430080 9101484Shkolla fillore Asim Vokshi në Prishtinë, ka filluar të rimodelojë strukturën e klasave, që aty të ketë gjithë përfshirje të nxënësve.

Madje, është vendosur që në këto klasë të jenë pjesë edhe fëmijët e komunitetit RAE. Por, ky vendim i drejtoreshës së shkollës, po i pengon prindërve. E këta të fundit kanë edhe ankesa.

Prindërit shqiptarë nuk duan romë në klasat e fëmijëve të tyre

῝Zbatimi i politikave dhe praktikave shkollore që synojnë procese gjithëpërfshirëse është parakusht që mundëson rritjen e përfshirjes dhe parandalimin e braktisjes së shkollës nga fëmijët. Rritja e përfshirjes dhe parandalimi i braktisjes në arsim merr kohë dhe nuk mund të arrihet pa zbatim të plotë të kornizës ligjore῝

Kështu theksohet në Strategjinë Kosovare për përfshirjen e komunitetit Rom Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, tek fusha e Arsimit.

Këtë thirrje, po tenton ta zbatojë shkolla e mesme e ulët ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë. Në këtë shkollë, drejtoria ka vendosur për riformimin e klasave të katërta, me qëllim përfshirjen e nxënësve të komunitetit RAE dhe fëmijëve më nevoja të veçanta në klasa në mënyrë të barabartë.

Ky vendim i drejtorisë së shkollës nuk i ka pëlqyer prindërve të fëmijëve të kësaj klase.

Vetë nxënësit, të cilët në oborr janë me prindërit e tyre thonë se kërkojnë që të bëhen bashkë me shokët e klasës që kanë qenë deri tash.

Duke qenë pjesë të shkollës edhe fëmijë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe fëmijë me nevoja të veçanta, është konsideruar padrejtësi vendosja e tyre ndaras në një klasë.

Sipas drejtoreshës, vendimi nuk është asnjë veprim jo i ligjshëm sepse edhe nga drejtoritë komunale kërkohet zbatim i parimit të gjithpërfshirjes së kategorive të ndryshme në klasa.

E Ministria e Arsimit, në një përgjigje me shkrim për televizionin ka thënë se ky institucion mbetet i përkushtuar në gjithpërfshirjen  nëpër institucionet shkollore.

‘Në bazë të Udhëzimit Administrativ për numrin e nxënësve për klasë, shkolla është institucion që cakton numrin e nxënësve nëpër klasa. Gjithsesi MASHT-i është tejet i angazhuar që të rritet gjithpërfshirja nëpër shkolla, për faktin se ky është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë’

COMMENTS

WORDPRESS: 0