Presidenti Meta dekoron mjeshtrin rom të muzikës popullore

Presidenti Meta dekoron mjeshtrin rom të muzikës popullore

Ja gjendja e konvikteve; Studentët nuk kanë kushtet normale për jetesë.
Bankat do të ‘hyjnë’ në e-Albania nga janari i vitit të ardhshëm
Kroaci/Qytetarët mund të lëvizin pa viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Klarinetisti i njohur Hekuran Qerimi Xhambali dekorohet nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta me titullin “Mjeshtri i madh”, në shenjë vlerësimi për talentin e tij të çmuar, dhe kontributin e tij të spikatur ndër vite në interpretimin virtuoz të muzikës popullore shqiptare. Ai është një krijues dhe mbartës i traditës më të mirë instrumentore shqiptare, si dhe njohës i gjuhës muzikore mbarë krahinorë, i dashur dhe i vlerësuar nga publiku shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Përfshirja e tij në ansamblet popullore në të gjitha nivelet deri në ato kombëtare, tregon për aftësitë e tij brilante dhe konfirmon virtualitetin e tij. Ai si një anëtarë i minoritetit rom ka ditur ti jap muzikës folklorike shqiptare bukurinë dhe ëmbëlsinë e të luajturit në stilin oriental. Ndaj me paraqitjet e tij, gjithmonë ka ditur se si të rrëmbej duartrokitjet e publikut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0