Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Do vdesim në tokat tona! Kush na i prek pronat do bëhet kufomë këtu

Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Do vdesim në tokat tona! Kush na i prek pronat do bëhet kufomë këtu

Kina ndërton ujëvarën më të gjatë në botë, mbi një kullë 108 metra të lartë
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë thot…
Aksident në aksin Elbasan-Tiranë. Përfshihen 5 makina

Banorët e Bërxullës që preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar e zhvendosën protestwn pranë pronave të tyre. Banorët thonë se kompania Gener 2 ka nisur punën në terren ndërsa ende nuk u janë siguruar shpronësime të drejta.
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë në mbrojtje të pronës së tyre private që preket nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar.

Frika e mospërshkallzimit të protestës deri në bllokim të rrugës së Rinasit bëri që në protestë të kishte prani të forcave policore dhe të Shqiponjave.

Me thirrjet,” boll na vodhët” dhe “do ta mbrojmë me gjak” pronën tonë, banorët thonë që nuk do të lejojnë zhvillimin e punimeve pasi projekti ka devijuar 3 herë.
“Do vdesim në pronat tona. Le të na bëjnë lapidar. Ne banorët po i themi, ndaç shteti ndaç policët që përdoren mish për tokë. Po iu themi që do bëhem kriminelë këtu, kush na prek tokën do bëhet kufomë këtu! Këtu bëhet vepër kriminale për çdo gjë, çdo minutë.- tha një banor.
Por sipas banorëve kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin dhe dëmshpërblimi i ofruar është qesharak.
Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, pasi protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitoj.
Kujtojmë se kjo është hera e katërt që banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë, më herët banorët thanë se nuk janë kundër projektit por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës.
Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre. Shtyllat e projektit do të prekin mbi 60 banesa të tjera nëse zhvendosen nga zhvendosja e aksit, thanë banorët.

Shqiptarja.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0