Goditja nga tërmeti dhe harresa nga autoritetet vendore e kanë bërë më të vështirë jetesën për familjen Tahiri nga fshtai Kullë i Sukthit.
Shtëpia është e dëmtuar nga tërmeti dhe tani që po afrohet dimri, jetesa brenda saj bëhet më e vështirë. “Pasi ra tërmeti, shtëpia u prish. Në fillim e vlerësuan DS4. Pas një muaji e nxorën DS3. Në rregull ata e dinë. Unë nuk jam inxhinier, po të paktën të na japin atë që na takon. Është duke ardhur dimri. Këtu pikon, po sikur të na zërë brenda shtëpia?!”- shprehet Z. Hajdari për Top Channel.
Ata kanë aplikuar që në muajin shkurt te “Shtëpia ime”, por kjo familje deri në këto kohë nuk ka fituar bonus qeraje apo grantin e rikonstruksionit për riparim të dëmeve. Kryefamiljari shprehet se është pa përkrahje dhe pa asistencë, gjithashtu vajzat janë në shkollë dhe duan para për transport.
Sabina, 19 vjeç dhe Motra e saj, Zyliha, po i vujanë, pasojat e gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet familja e tyre. Sabina për shkak të pamundësive ekonomike nuk e vazhdoi dot shkollën dhe tani e ndihmuar nga shoqata e grave në Durrës po përpiqet të marrë një profesion. Ndërsa Zyliha është në vit të dytë në shkollë të mesme. Ëndërron të bëhet avokate. Ajo është e detyruar të mësojë jashtë, madje jo vetëm shtëpia. Por edhe shkolla e fshatit është dëmtuar nga tërmeti dhe ajo udhëton bashkë me nxënësit e tjerë drejt një fshati tjetër për të mësuar.
Gjithashtu edhe familjet e vëllezërve të Z. Hajdari , tashmë jetojnë në një barakë dhe pa asnjë mbështetje, pasi pallati në Kullë ku jetonin u shpall i pabanueshëm, për shembje.
Edhe familjet e tjera rome në këtë fshat ndodhen në të njëjtat kushte pa mbështetje dhe të lënë në harresë.dhe për këtë Zyliha shpreson që një ditë ta realizojë ëndrrën e saj e të bëhet avokate. Përvecc familjes së saj, të mbështesë edhe familje të tjera në nevojë, në mënyrë që të jenë të barabartë dhe të padiskriminuar.
COMMENTS