Prej kohësh nuk janë pastruar duke bërë që ta humbasin funksionimin…

Prej kohësh nuk janë pastruar duke bërë që ta humbasin funksionimin…

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali/ Familja e 23-vjeçarit hap dyert e mortit, daja i të riut: 3 vite te lidhur! Gabimi i djalit ishte që u dashurua, me ish-bashkëshortin e Myneveres…
Djegia e plehrave , shqetësim për pushuesit ne plazhin e Spilles
Në Tiranë protestohet kundër vdekjes së një qytetari rom nga dhuna policore

vlcsnap 2018 09 11 13h41m06s515 696x392Kanalet kulluese në fshatin Vukatanë,prej kohësh nuk janë pastruar duke bërë që ta humbasin funksionimin. Gjatë gjithë gjatësisë së tij kanali është mbuluar nga bimësia,duke të lënë përshtypjen e një kënete. Përveç kësaj papastërtia,aroma e rëndë,plehrat shihen lehtësisht. Në këto kushte ky kanal,i cili nis nga fshati Kuç dhe përfundon në fshatin Vukatanë,e ka të pamundur që në gjendjen aktuale që ai ndodhet të kryejë funksionin e tij. Shqetësimin e kanë ngritur edhe banorët e zonës. Po hyjmë në stinën e shirave dhe banorët i ka mbërthyer paniku,për faktin se ky është kanali i cili mbledh të gjitha ujrat që shkarkohen nga përrenjtë malorë dhe në rast se nuk meren masa në kohën e duhur rreziku për të përmbytur zonën është evident. Duke qëndruar i mbyllur ky kanal nuk lejon rrjedhjen normale të ujit,ndërsa hapja e tyre është diçka që i mungon shumë zonave urbane,ndaj është koha më e përshtatshme që institucionet përgjegjëse,të nisin punimet në kanalet kulluese të zonës së Shkodrës me qëllim shmangien e përmbytjeve,me afrimin e stinës së dimrit.Pastrimi I kanaleve kulluese është i domosdoshëm për ti paraprirë çdo situate të vështirë,me rikthimin e reshjeve të shiut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0