Prej dy vitesh shkolla 9-vjeçare nuk hap dyert për të mirëpritur nxënësit…

Prej dy vitesh shkolla 9-vjeçare nuk hap dyert për të mirëpritur nxënësit…

Fshati Belorta, mungon uji i pijshëm
Arsimi ynë është themeli i asaj që jemi.
Në mbrojtje të pyjeve, banorët e 4 fshatrave në protestë…

T675687E56E8Prej dy vitesh shkolla 9-vjeçare në Mengel të Elbasanit,nuk hap dyert për të mirëpritur nxënësit siç do fillim shtatori.Shkolla u mbyll një vit më parë pasi komisioni i ngritur nga emergjenca civile e konsideroi të pa sigurtë për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Me mbylljen e saj komuniteti i zonës është i detyruar ti dergojë fëmijët ne Elbasan,të ndjekin mësimin në turnin e dytë në shkollen Abdul Paralloi. Prindërit shprehen të indinjuar me faktin se pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit, asnjë masë nuk është marë për rikonstruksionin e shkollës. Ata shprehen se nuk janë të qetë teksa fëmijët e vegjël u duhet të udhëtojnë vetëm nëpër autobuz. Njëzëri banorët kërkojnë rikonstruksionin sa më parë të shkollës së tyre,pasi në të kundërt ditën e parë të shkollës do të protestojnë duke bllokuar rrugën nacionale Elbasan-Librazhd.

Banorët shprehen: -Fëmijët i dërgojmë për të mësuar te shkolla Xhaferr Kongoli në Elbasan. Ka një vit që është mbyllur shkolla,ky është viti i dytë dhe prap nuk ka ndërmend që të hapet. Ne si banorë kërkojmë të hapet shkolla,që fëmijët mos vuajnë nëpër autobuza. Nënat kanë filluar punë kush te peshku,kush te rrobaqepsia dhe fëmijët ndodhen vetëm.

-Ne nuk i cojmë fëmijët në shkollë në Elbasan ne shkollën e kemi këtu,në të kundërt ne di të bllokojmë rrugën prindër dhe fëmijë.

-Ne rrimë gjithë stres për fëmijët tanë. Edhe fëmijët kërkojnë të ndjekin mësim në shkollën e tyre,e cila qëndron e mbyllur.

-Ne kemi shumë frike kur udhëtojmë me autobuz sepse rrëzohemi te shkallët e autobuzit.Unë kërkoj që të hapet shkolla përsëri,të shkojë në shkollën time. Në Mengel janë 270 nxënës që janë gati të nisin shkollën në 17 shtator,ndërkohë në lidhje me situatën e shkollës në Mengel drejtori i arsimit në Elbasan,shprehet mjaft i rezervuar. Kujtojmë faktin se në Elbasan këtë vit shkollor janë 19 shkolla që nuk hapin dyert per të mirëpritur nxënësit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0