Prej 11 vitesh nuk paguan më faturat e energjisë elektrike as ato të ujsjellës kanalizimeve. Kjo është historia e 72 vjeçares Xhevaire Gromi, e cila ka blerë 20 vjet më parë një banesë ne qytetin e Fierit , në të cilën nuk banon askush . E bleva t’ia le trashëgimi djalit pohon e moshuara. Ai jeton dhe punon jashtë vendit. Përballë kesaj situate godina ka mbetur e shkretë, ndërkohë që faturat nuk reshtin çdo muaj duke u kthyer në makthin më të madh të 72 vjeçares, pasi ankesat shumta ndër vite për mbylljen e kontratave nuk janë marrë në konsideratë nga askush.
Xhevaire Gromi: “Problemi im është se unë kam 15 vjet që kam bërë ankesa për mbylljen e kontratës dhe më vijne faturat muaj për muaj. Nuk kam lënë derë pa trokitur dhe nuk kam gjetur rrugzgjidhje. Aty nuk banon njeri. Ka vajtur 2 milion lek për të paguar tani faturat e prapambetura, une jam pensioniste ku kam ti paguaj. I bëj apel shtetit të mbyllin kontratën dhe të më lenë të qetë. Unë për atë që po harxhoj jam e rregullt.
Që nga viti 2008 pohon Xhevairja se nuk paguan më asnjë faturë duke bërë që debia ndër vite të kap shifrën 2 milion lek, shumë kjo e papërballueshme për të ardhurat e saj. E gjunjëzuar dhe e pa shpresë për zgjidhjen e këtij problemi, ben apel për ndihmë nga Autoritetet Vendore.Vlen te theksohet se kjo e moshuar nuk është e vetmja që i bëhet një padrejtësi nga kjo kompani, por më e keqia ankesave pranë zyrave në CEZ për këto raste nuk merr njeri mundimin t’u japë përgjigje, e jo më zgjidhje.
COMMENTS