Portali i mësuesve, ja sa janë punësuar për vitin 2019

Portali i mësuesve, ja sa janë punësuar për vitin 2019

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve: Njihni historinë, domethënien dhe rëndësinë e 1 Majit
QENDRA SHËNDETËSORE U NDËRTUA POR NUK FUNKSIONON
Drejtësia Penale efektive ndaj të miturve në nevojë/ Tre të mitur egjiptianë pritet të gjykohen për vjedhje të mbetjeve me vlerë 5 mijë lekë

Skema e vlerësimit të mësuesve më qëllim punësimin e tyre ka pësuar sërish ndryshime. Ndërhyrjet në udhëzim kanë të bëjnë me rëndësinë e treguesve të caktuar në dosje, punësimin ë mësuesve ndihmës si edhe punësimet e mësuesve të lëndëve të përgjithshme në shkollat profesionale.

Mesatarja e bachelor-it dhe masterit si dhe njohja e mirë e një gjuhe të huaj do të kenë më shumë rëndësi në listën e treguesve që finalizojnë vlerësimin e dosjes personale të çdo mësuesi, e cila ka 30% të peshës totale të pikëve në renditjen për punësimin.

Ndërkohë DAR Elbasan me anë të një shkrese zyrtare sqaron procedurat e  punësimit të mësuesve nëpërmjet portalit duke e vënë theksin te punësimet e vitit 2018-2019. Të punësuarit e vitit 2019 janë të gjithë me kontrata 1-vjeçare duke e përjashtuar  punësimin definitiv sipas udhëzimit nr 38.

Në total nga portali janë punësuar 107 mësues për vitin 2018-2019, përqindjen më të madhe të të cilëve e zë arsimi fillor, edukimi fizik dhe arsimi special. Gjithashtu DAR zotohet se me anë të Komisionit të Vlerësimit ka respektuar pikë për pikë udhëzimin nr 38 si edhe të gjitha punësimet nëpër shkolla janë kryer në zbatim të këtij udhëzimi.

Mirëpo nga ana tjetër kemi edhe mësues të cilët mendojnë se punësimet nuk janë kryer të gjitha sipas udhëzimit përkatës. Ankesat e tyre kanë qenë të shumta në numër, kryesisht ato që lidhen me punësimin me anë të portalit. Por ka edhe ankesa për emërime të gabuara drejtorësh, për vonesa në kthimin e përgjigjeve e për mungesë të etikës në punë. Ka qenë vetë ministrja aktuale e Arsimit e cila në një deklaratë të saj mbi këtë çështje ka pranuar si të drejta ankesat e mësuesve si edhe faktin që është e papranueshme mungesa e kthim-përgjigjes nga institucionet përkatëse. Gjithashtu ajo ka përmendur qarkun Elbasan e konkretisht ZA Gramsh me një numër rekord ankesash të cilat sollën pezullimin nga detyra të drejtorit të kësaj Zyre Arsimore duke e zëvendësuar atë me një specialist arsimi.

Kështu, ky është një proces që ka dritë-hijet e veta dhe si rregullator i vetëm i tij shihet zbatimi dhe respektimi i udhëzimit nr. 38 datë 06.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor prauniversitar”.

 

©InFormim.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0