Popullsia e Ballkanit po zvogëlohet dhe plaket. Shqipëria do pësojë tkurrje të numrit të popullsisë 26% deri në 2050.

Popullsia e Ballkanit po zvogëlohet dhe plaket. Shqipëria do pësojë tkurrje të numrit të popullsisë 26% deri në 2050.

Pogradec, familjen rome e dëbojnë nga shtëpia.
Vrasja në Elbasan/ Prokuroria ngre dyshime se vrasja ka ndodhur …
LEZHË, SHKOLLA “FRAN IVANAJ” NË KUSHTE TË MJERUESHME

Revista e njohur ,The Economist trajton fenomenin e tkurrjes së popullsisë në rajonin e Ballkanit. “Në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse nuk do të ketë ndryshime edhe shumë të tjerë do të largohen.”

Në artikull shkruhet se ; “Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj, të talentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë në pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar për të gjeneruar prosperitet.”

Në grafikun e paraqitur nga The Economist, për Shqipërinë parashikohet që popullsia do të tkurret me 26% deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 1989. Sipas grafikut, kjo është tkurrja më e madhe në Ballkan, pas Bosnjes me 37%. Reduktimin më të ulët të popullsisë do e ketë Kosova me 11% dhe Montenegro me 3%.

Matja e demografisë në Ballkan është e vështirë: përveç atyre për lindjet dhe vdekjet, të dhënat për Migracionin vështirë se mund të vijnë. The Economist thotë se të dhënat që janë në dispozicion japin një pamje të qartë. Popullsia e çdo vendi Ballkanik po zvogëlohet për shkak të emigrimit dhe lindshmërisë së ulët. Në të kaluarën, popullsia u rrit përsëri pas valëve të emigrimit, pasi shumë gra kishin gjashtë fëmijë. Tani pak kanë më shumë se një. Serbia mund të ketë më shumë pensionistë sesa njerëz në moshë pune deri vitin e ardhshëm.

Efektet e tkurrjes së popullsisë janë të ashpra. Kombinimi i emigrimit të shpejtë, pjellorisë së ulët dhe imigracionit të lartë prodhon rezultatin më të keq të imagjinueshëm, thotë Kresimir Ivanda, demograf kroat. Greqia, Italia dhe Spanja kanë shkallë të ulët të lindjeve, por tërheqin shumë emigrantë. Në Poloni, më shumë se 1 milion ukrainas kanë mbushur boshllëqet në tregun e punës të lënë nga emigracioni

Sipas të dhënave të rëferuara nga INSTAT në tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4 %. Ndërsa numri i lindjeve në tremujorin e parë 2020 është 6.126, duke shënuar një rënie me 2,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019.

Në një artikull të publikuar nga DW raportohet se; Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të lartë të të rinjëve që dëshirojnë të largohen nga shqipëria, arsyeja e largimit sipas specialistëve është arsimi jo-cilësor dhe papunësia. Në një sondazh të kryer nga Fondacioni “Friederich Ebert”  (2018/2019) 40% e të pyeturve kanë shprehur dëshirën të ikin nga Shqipëria. Destinacioni më i preferuar është Gjermania.

COMMENTS

WORDPRESS: 0