Policia Shtetit/ Kujdes nga mashtrimet në Whats-up

Policia Shtetit/ Kujdes nga mashtrimet në Whats-up

Pandemia e COVID-19 thellon hendekun në arsim për fëmijët romë dhe egjiptianë
Drogë, plagosje dhe aksidente/ 12 të arrestuar në 24 orë në Tiranë
Tragjedi në ditët e para të 2022/ 5 të vdekur dhe 21 të plagosur nga përplasja e autobuzit

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.

Prej disa kohësh Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit. Qëllimi i tyre është mashtrimi i shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre.

Muajt e fundit është përhapur “Mashtrimi i ËhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion.

Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin ËhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të ËhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.ËH/US-6463457 në email: info@intldraës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraës për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

Gjithashtu kërkohet vazhdimi komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email). Organizuesit e këtij mashtrimi kërkojnë më tej të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “ËhatsApp”.

Organizatorët e mashtrimit përdorin adresa të elektronike fallco si psh: programintl.info@gmail.com dhe remittance@creditsunion.cc. Për të rritur besueshmërinë, organizatorët e mashtrimit dërgojnë një certifikatë ku shënohet si fitues emri i personit.

Në vijim të komunikimit organizatorët kërkojnë  një shumë të caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”.

Sipas Njësisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, me këtë lloj mashtrimi mund të preken të gjithë shtetasit që përdorin aplikacionin “ËhatsApp”.

Kjo Njësi i bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes përsa i përket komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike që ofrojnë çmime të fituara për të cilat shtetasit nuk kanë patur dijeni dhe sidomos kur vërejnë të dhëna si:

Ø Mesazhi vjen nga një numër i huaj;

Ø Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;

Ø Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;

Ø Kërkimi i të dhënave personale;

Ø Kërkimi i të dhënave bankare;

Ø Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj;

Policia e Shtetit apelon për këdo që ka rënë pre e këtij mashtrimi apo mashtrimeve të ngjashme, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0