Policia e Kavajës arrestoj dje të riun Edmond Driza, 22 vjecarin Egjyptian nga Tirana, që jeton në kavaj. Si të mos kishte më kriminel të tjerë në Shqipërinë tonë, policia vendosi të arrestoj në mes të rrugës, kriminelin e bukës, Monin djalin I cili me një motor-karrocë, shkonte nga një fshat në tjetër për të mbledhur materialet e riciklueshme, nga të cilat nxirrte jo më shumë se 400-500 lek të reja në ditë, e me ta paguante bukën e gojës, për vete dhe babain e verbër, qiranë e shtëpisë, për vete babain dhe tre pjesëtar të tjerë të familjes të papunë.
Policia e Kavajes arrestoj dje te Riun Edmond Driza, 22 vjecarin nga Tirana qe jeton ne Kavaj. Si te mos kishte me kriminel te tjere ne Shqiperine tone, policia vendosi te arrestoj ne mes te rruges Mondin, djalin i cili me nje motor-karroce shkonte nga nje fshat ne tjeter per te mbledhur materialet e riciklueshme, nga te cilat nxirrte jo me shume se 400-500 lek te reja ne dite, e me ta paguante bukën e gojës për babain e verbër dhe vëllezërit e vegjël.
Babai i Mondit është i verbër prej shumë vitesh, ai merr një pension invalidi shumë qesharak me të cilin as faturën e dritave nuk munden të paguhet. Mondi, një djalë për të cilin një punë është luks, edhe darka e shtruar në taolinë është gjithashtu luks, që jo shpesh ndodh në familjene tij, sot ndodhet në burgun e Rrogozhinës, me pretekstin se ka fituar bukën e gojës në mënyrën të papërshtashme për “policinë që duam”.
Modi për ca kohë erdhi në Tiranë, kaloj nga njëra zyrë e punës tek tjetra duke kërkuar punë dhe të gjitha zonjat “e egra” sic I përshkruan Mondi, i morën numrin e telefonit, dhe i thanë të presi për një telefonatë, por edhe pritja ka durim. Kaluan dy muaj dhe telefoni i Mondit nuk ka rënë akoma. Asnjë nuk është kujtuar që ti ofrojë një punë qoftë dhe me pastrim gjelbërimin ne rrugët e Tiranës.
“Unë erdha në Tiranë, qe të gjeja një punë kështu mund të ndihmoj familjen time. Cdo muaj qeragjiu vjen dhe kërkon pagesën, shpesh herë edhe ngre zërin kur nuk mund të paguajmë dhe kërkojmë 2 ose 3 ditë më shumë për ta shtyrë këtë pagesë.”
Nëna e Modnit, Orkida, ka kaluar një jetë shumë të vështirë, i është dashur të lëvizi nga një komunitet në tjetrin, prej kohësh edhe ajo kërkon një punë por në Tiranë të gjeturit e një punë është luks. Tashmë e tmerruar me idenë se djali i saj është në burg, ajo endet rrugëve të Tiranës sa me një derë me një tjetër, për të takuar dikë që mund ta ndihmoj për të nxjerr të birin e pafajshëm nga burgu, i cili as nuk ka rënë pre e vetingut, e as nuk ka ndërtuar pallate pa leje. E gjitha cfarë ka bërë Mondi ka qënë, punë e ndershme për të fituar bukëne gojës. Atë bukën të cilën qeveria jonë nuk ja siguron dot.
Policia jonë e ndershme, mund të merrte motorrin po jo djalin, policia jonë profesioniste mund të bëntë njërin sy qorr dhe njërin vesh shurdh kur bëhet fjalë për bukën e gojës, ashtu sic e bënë për të gjithë pallatet që ndërtohen nëjri pas tjetrit, ashtu sic e bën për të gjithë bizenset që nuk japing faturë, dhe vjedhin shtetin cdo second. Por proesionalizmi i tyre nuk të fal, e nuk do me ja dit për bukën e gojës së disa personave.
Do të doja që ky mesazh ti shkonte qeveritarëve tanë, së pari të mos dënojnë njerëzit që punojnë për bukën e gojës, e së dyti të ndalojnë steriotipizimet se Romëtdhe Egjiptianët nuk e duan punën, në Tiranë, në Durrës, në fier, në Korcë e kudo në Shqipëri, ka shumë Monda nga komuniteti ynë që punën nuk e duan por e kanë një ëndërr, një mollë të ndalueme nga shoqëria, nga qeveria, bazuar në ngjyrën e lëkurës dhe në indetitetin e tyre.
Cfarë do të ndodh me Mondin ne ende nuk e dimë, por në se e lexoni këtë mesazh dhe e shpërndani, nëpër rrjetet sociale, urojmë që Edi Rama, kryeministri ynë I dashur, të mund ta shoh, dhe të bëj dicka, për Mondin e ri, ëndrra e të cilit është një punë, me të cilën të mund të fitoj bukën e gojës për vete, për babain e verbër dhe për familjarët e tjerë që nuk janë në moshë pune.
COMMENTS