Policia, gjoba disamilionëshe ndaj protestuesve

Policia, gjoba disamilionëshe ndaj protestuesve

Blendi Fevziu ‘plas bombën’: Koço Devole u nxorr nga spitali se s’kishte vende për të tjerët?!
Mësimi online / Studenti: “Si mund ti mësojmë proceset e inxhinierisë kimike online, pa i praktikuar në laborator”
Mënyrat e gabuara për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzuesit

Policia ka gjobitur ditën e enjte 4 protestues në Korçë me 50 milionë lekë secilin. Në total, ata duhet të paguajnë gjobën prej 200 milionë lekësh të vjetra.

6A426B84 AC3B 4E37 BF5B E1FFE12102B5

Policia i referohet për gjobën, aktit normativ për pandeminë, i cili nuk lejon grumbullimin e me shumë se 10-të personave.

“Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit”, thuhet në aktin normativ të miratuar në 15 mars.

Kryetarja e forumit demokratik të degës Korçë, Soela Myrtollari shprehet se protesta ishte e organizuar si një protestë qytetare me qëllim sensibilizues për padrejtësinë e vrasjes së 25-vjeçarit në ditën e rinisë.

“Protesta e ditës së sotme ishte e organizuar si një protestë qytetare realisht, pavarsisht se organizatorja isha unë, kryetarja e forumit rinor të partisë demokratike të degës së Korçës. Ajo çfarë ne donim të bënim ishte thjesht një sensibilizim i qytetarëve të Korçës në lidhje me një nga padrejtësitë më të mëdha që ka bërë kjo qeveri. Vrasjen e një 25-vjeçari pikërisht ditën e rinisë. Filloi si një protestë paqësore por patën disa faktorë të themi vandalë, që nuk janë pjesë e forumit tonë dhe ne dënojmë ashpër çdo akt vandal ndaj çdo lloj biznesi që është përfshirë padrejtësisht ndaj këtyre vandalizmave. Kjo nisi si protestë rinore vazhdoi edhe me bashkimin e qytetarëve të tjerë që e ndjejnë veten pjesë të kësaj proteste. Asgjë nuk ka më shumë vlerë sesa jeta e një 25-vjeçari apo çdo lloj moshe tjetër. Bashkangjitur sot kishim dhe një zonjë djali i së cilës padrejtësisht është vrarë para disa vitesh brenda zyrave të komisariatit të degës së Korçës. Ajo çfarë unë dua të them është që protesta të tilla janë protesta plot zë që duhet të dëgjohen nga qeveria dhe uroj shumë që drejtësia për të gjithë jetët e humbura të vihet në vend”-përfundon deklaratën e saj Myrtollari.

23D9F2AB 149E 4D90 B6BA 516DA69C995F

Soela Myrtollari, kryetarja e forumit demokratik të degës Korçë

Sara Çaçi një tjetër protestuese shprehet për informim.al se ata kishin për qëllim të zhvillonin vetëm një protestë të paqshme për të reaguar në lidhje me padrejtësinë e vrasjes së 25-vjeçarit.

Ne kishim për qëllim të zhvillonim një protestë të paqshme për të reaguar në lidhje me padrejtësinë e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në ditën që duhet ti uroje rinine atij, ju vodh rinia, unë si e re e këtij vendi ndjeva detyrë morale për të dalë të protestoj, pasi nesër mund te dal dhe mund të më vrasin për një maskë. Nuk vritet një i ri për një maskë! Turp i madh për shtetin”– shprehet Çaçi.

7DE0C3F3 81D9 4890 90D7 FA7B3487A15A

Sara Çaçi, protestuese

Gjatë protestës në Korçë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, pati tension mes qytetarëve dhe forcave të Policisë ndërsa u sulmua me sende të forta godina e Bashkisë Korçë.
Si pasojë e goditjeve me sende të forta, mbetën të plagosur shefi i rendit, Marigel Jacellari si dhe tre efektivë të tjerë të policisë.

Kjo është hera e dytë që autoritetet gjobisin personat që organizojnë protesta.

Një javë më parë policia e Dibrës ka gjobitur me nga 5 milionë lekë të reja dy organizatorët e protestës kundër ndërtimit të Hecit të Skavicës, konkretisht Nazmi Drizi, kryetari i shoqatës “Drini i Zi” dhe Ali Hoxha president i së njëjtës shoqatë.
Megjithatë pavarsisht zhvillimeve, të dy organizatorët pohuan se nuk do të ndalin protestat dhe çdo formë të mundshme kundërshtie ndaj fillimit të punimeve të HEC-it. 40AAD616 62E1 458F 8EA7 5C07EF90A83A
A37CC501 F76A 401C 89AC 79EAA218F61CIMG_4423

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0