Policia e Shtetit / 809 gjoba në 24 orë ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat

Policia e Shtetit / 809 gjoba në 24 orë ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat

Policia, gjoba disamilionëshe ndaj protestuesve
Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, në kërkim një efektiv policie, largoi me motor autorin e sulmit nga vendngjarja
Vendimi i Komisionerit: Minatorët u shkarkuan në mënyrë diskriminuese, shkak angazhimi sindikal

Policia e Shtetit gjoPolicia e Shtetit ka gjobitur 809 shtetas në 24 orët e fundit, të cilët kishin shkelur masat ndaj parandalimit të Covid-19-të.

Si pasojë e përhapjes dhe numrit të lartë të të infektuarve janë shtuar kontrollet. 709 ishte numri I qytetarëve të  gjobitur me 3.000 lekë për shkak se nuk kishin vendosur maskë, 91 janë gjetur në makinë e tyre pa maskë teksa kishin brenda dhe jofamiljarë, ndërsa 6 qytetarë janë kapur duke lëvizur pa leje pas orës 20:00.

Në njoftimin e policisë gjithashtu bëhet me dije se 3 biznese janë gjetur duke ushtruar aktivitetitn në kundërshtim me rregullat e pandemisë dhe për këtë arsye janë gjobitur me nga 10 milionë lekëtë vjetëra secili prej tyre.

Njoftimi i plotë:

Ndëshkohen me masë administrative 809 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 709 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 91 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 6 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0