Policia bashkiake e Tiranës sekuestron karrocën e gruas rome.

Krasniqi/ Nuk doja avokat mbrojtës, por insistuan familja dhe shokët
Dëbora në Kukës/ Vështirësi të shumta për banorët
DOMEN, SHKOLLA PA DRITA E PA UJË

Në emisionin “Stop” është trajtuar një problem i cili i ka ndodhur një gruaje rome në qytetin e Tiranës. Gruaja kishte dalë me karrocën për të mbledhur inertet si kanaçe apo bidona pasi në këtë mënyrë mbante familjen e saj , por policia bashkiake e Tiranës e ka ndaluar atë në zonën tek Kodra e Priftit dhe i ka sekuestruar karrocën. Edhe pse ajo i lutej që të mos ja merrnin sepse me këtë punë ushqente të 4 fëmijët e saj por përpos kësaj ato i kanë vendosur dhe një gjobë në shumën 50 mijë lek të vjetra . Gruaja shprehet që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e saj e jo më të paguante gjobën. Ajo i ka bërë thirrje Kryetarit të Bashkis Erion Velias që t’ja kthenin karrocën dhe se nuk mumd ti fillonte ndryshimet nga kjo shtresë shumë e varfër e shoqëris .  Emisioni “Stop” i bëri të mundur asaj që ti paguanin gjobën dhe të merrnin karrocën sërish që të kishte mundësi të punonte dhe që të ushqente fëmijët. Ajo falenderon përzemërsisht drejtuesit e emisionit “Stop”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0