Polici aksidenton për vdekje një fëmijë në Gjirokastër

Polici aksidenton për vdekje një fëmijë në Gjirokastër

Si ndryshon kontrata e re. Matja një herë në 3 muaj…
Të gjithë kanë shkuar në shkollë në këtë ditë të parë të këtij sezoni të ri por Franko nuk ka mundur.
Incident gjatë zgjedhjeve në Elbasan: Vëzhguesit pa dokumente identifikimi

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme me pasojë vdekjen e një të mituri  në Gjirokastër.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, ku shtetasi Ertkon Dinaj, 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.Sakaq,drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

 

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0