Pogradec/ Flet nëna e 12-vjeçares së përdhunuar nga një adoleshent: E kërcënonte, është rasti i dytë në familjen tonë

Pogradec/ Flet nëna e 12-vjeçares së përdhunuar nga një adoleshent: E kërcënonte, është rasti i dytë në familjen tonë

Tërmeti i 2019 u shkatërroi banesën, familja Kela në Shkodër jeton mes erës dhe shiut: Na ka rënë një pjesë e çatisë, ujin e heqim me kova! Apeli për ndihmë
Te dhenat – ulet, ndjeshem, numri i te bardheve ne SHBA
“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”

Nëna e 12-vjeçares së përdhunuar në Pogradec, ka folur për Top Channel ku ka treguar detaje nga situata e ndodhur disa muaj më parë, por e bërë publike vetëm dy ditë më parë.
Ajo tha se e bija ishte përdhunuar vazhdimisht nga një 15-vjeçar gjatë muajit korrik, ku adoleshenti e kishte kërcënuar të miturën me jetën e familjarëve.
Zonja tregon se a i hynte gjatë natës në shtëpi dhe se shpeshherë godiste me gurë shtëpinë duke i thyer xhamat.
Ngjarja ndodhi në korrik, por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzēn. Vajza është përdhunuar disa herë nga 15 vjeçari. Ai vinte natën në shtēpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm. Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther, do të vras babanë, do vras veten. 15-vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. Nuk kemi bërë denoncim nē polici. Vajza ka disa ditë qē nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia. Është e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë,është shumë e rëndë.”
Dy vite me parë vajza e madhe e kësaj familje nga fshati Vêrdovë i Pogradecit ra pre e një përdhunimi sistematik nga një 46 vjeçar nga i njëjti fshat,I cili u dënua nga gjykata me 8 vite burg.
Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0