Rikujtojmë se 42 familje të komunitetit rom, egjiptian dhe të mazhorancës, të strehuar që prej vitit 1991, në ish godinën e hotelit të minierës së Gurit të Kuq, Pogradec, rrezikoheshin të dëboheshin. Shkak për këtë u bë një njoftim i ardhur nga shoqëria aksionere “Alb Mineral”, se më datë 4 prill fillonte proçedura e nxjerrjes në ankand të godinës, me një vlerë fillestare prej 200 milion lekë të vjetra. Informim.al mësoi se disa aktivistë kanë qenë pranë banorëve dhe i kanë ofruar atyre mbështetje për të ndjekur çështjen. Sipas n/kryetares, bashkia i ka dërguar disa herë shkresë MFE për transferimin e pronës, mirëpo përgjigja e saj ka qënë se godina është në pronësi të shoqërisë private “Alb Mineral”. Po ashtu, ajo u shpreh se bashkia nuk ka pasur asnjë komunikim me MFE për dhënie opinioni lidhur me nxjerrjen në ankand të godinës. Në bazë të disa të dhënave të siguara nga aktivistët, “Alb Mineral” nuk është shoqëri private por shtetërore, pasi aksionere e vetme është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Kështu që mundësia e transferimit të pronës bashkisë Pogradec ekziston. Tashmë është pranuar nga gjykata kërkesa e 7 banorëve për pezullimin e ankandit për llogari të AlbMiniera sha dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Objekti ndodhet në Memelisht, Pogradec dhe banorët kërkojnë nga gjykata njohjen e pronësisë mbi sendin”.
COMMENTS