Ndërsa zgjedhjet e 25 prillit janë në prag, Informim.al mbështetur nga projekti “Media for All” kërkon të dëgjojë anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian mbi pjesmarrjen e tyre në procesin më të rëndësishëm politik të 4 viteve në Shqipëri. Lexoni më poshtë se si mund të bëheni pjesë.
Çështjet kryesore që duam të dimë:
Interesi për politikën dhe qeverisjen
Pengesat për të marrë pjesë në votime
Përfaqësimi politik
Pjesmarrja në debatin publik dhe politik
Kini parasysh:
Ne duam t’u garantojmë se nuk do të publikojmë emrat apo të dhënat tuaja personale pa marrë më parë miratimin tuaj. Ne gjithashtu nuk synojmë të dimë preferencat tuaja politike, por mundësitë tuaja për të qenë të përfaqësuar si dhe për të marrë pjesë në procesin politik.
Si mund të bëheni pjesë:
Për të ndarë përvojën tuaj me ne, lutemi të plotësoni pyetësorin bashkangjitur kësaj thirrjeje. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit redaksia@informim.al apo në rrjetet tona sociale. FB: @informim.al Tëitter: @informim_al. Ne i presim përgjigjet tuaja deri në mesnatën e 20 Prillit 2021.
COMMENTS