Pilotimi i Censusit 2022, minoritetet egjiptian dhe rom/ Parregullsitë e njëjta me ato të vitit 2011

Pilotimi i Censusit 2022, minoritetet egjiptian dhe rom/ Parregullsitë e njëjta me ato të vitit 2011

Policia bashkiake e Tiranës sekuestron karrocën e gruas rome.
“Protestë ekonomike” , vazhdon tubimi në Elbasan
“Më mirë i ndershëm dhe të falimentoj se sa i pasur dhe të helmoj njerëzit”.

Pilotimi i Censusit të Vitit 2022 i zhvilluar nga data 04 Tetor-15 Nëntor nxori edhe njëherë në pah problematikat e atij të vitit 2011-të përsa i përket regjistrimit të anëtarë/eve të minoritetit rom dhe egjiptian në të gjithë Shqipërinë.

Organizata të shoqërisë Civile u takuan këtë të Hënë për të diskutuar mbi pilotimin e Censusit përgjatë vitit 2021 dhe zhvillimin e Censusit Kombëtar vitin e ardhshëm.

Qëllimi i takimit ishte parashtrimi i vështirësive dhe mundësisë për një përfshirje aktive të romëve dhe egjiptianëve në Censusin e vitit 2022 duke theksuar se duhen shmangur gabimet e atij të vitit 2011.

Pasi në vitin 2011 në të dhënat zyrtare nga Censusi rezulton se minoritetet Egjiptian dhe Rom janë vetëm 0.42% e numrit të përgjithshëm të popullsisë.

“Qytetarë/et janë deklaruar si  arrixhinj dhe jevg dhe nga anketuesit janë cilësuar të tjerë. Pra nuk janë numëruar si anëtarë/e të minoritetit egjiptian apo rom.”- shprehet Emiliano Aliu, nga “Roma Versitas Albania”.

Ndërsa Ola Tare nga Qendra “TREJA” liston disa prej problematikave të evidentuara gjatë pilotimit, siç janë:

-Komunikimi në terren me banorët gjatë intervistimit të tyre është i vështirë, pra midis individit dhe anketuesit është një gjuhë mekanike e cila për individin është e vështirë për tu kuptuar. Gjithashtu lehtësuesit në terren nuk janë trajnuar siç duhet për të bërë lehtësinë e komunikimit efektiv. Dhe janë vendosur në zona jo rome dhe egjiptiane.

-Bashkitë nuk kanë në faqet e tyre zyrtare të dhënat mbi numrin e popullsisë së minoriteteve përkatëse.

-Pilotimi u bë në disa zona por jo në Bashki ku ka një numër më të lartë të anëtarë/eve të minoritet rom dhe egjiptian.

-Ndërkohë që pilotimi kishte nisur në datën 4 Tetor, organizimi me fokus grupet, u bë në dataën 11 tetor dhe në këtë moment është pak e dyshimtë nëse ato që u diskutuan janë marrë apo jo parasysh.

-Gjithashtu për ndryshimet e pyetësorëve ka ende nevojë për ndërhyrje pasi një anketë është e gjatë 20 minuta dhe për një anëtarë të komunitetit mund të jetë shumë, si dhe në disa raste qytetarët refuzojnë të komunikojnë pasi nuk besojnë se janë për Censusin, por mendojnë se këto të dhëna mund të jenë për të prishur shtëpitë e tyre…etj.

Ndërsa për Erion Xhaibra nga Komiteti Shtetëror i Minoritetit  është e dyshimtë nëse INSTAT do të marë parasyshë atë se çfarë organizatat kërkojnë.  “Ajo që është e rëndësishme në këtë moment është që ne të kemi parasyshë një numër të saktë të anëtarëve të minoritetit rom dhe atij egjiptian, pra të kemi paraprakishtt një panoramë nëpërmjet një mini censusi. Si edhe duhet të gjejmë mënyra që NGO të bëhen palë me ndërkombëtarët pasi mendoj se edhe ata kanë interes”-shprehet Z. Xhaibra.

Ndërsa Fation Kaca nga “CEO” theskoi se është e rëndësishme që  të marin pjesë anëtarët e e komunitetit në terren dhe të përcaktohet një shifër e saktë, por ngre shqetësimin se ku duhet të drejtohemi pastaj që ajo shifër e nxjerë të njihet edhe ligjërisht?!

Përgjatë takimit u theksua se duhet të mbledhim materiale dhe të kemi një shifër paraprakisht për shkak  të rëndësisë që ka. Numri i përcaktuar nga Censi është ai që përcakton buxhetin në fund.

Takimi u zhvillua me prezencen e organizatave “ROMA VERSITAS ALBANIA”,  “Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome”,  “Drejtësi Sociale”,  “Institute of Romani Culture in Albania – IRCA”,  “Qendra Për Advokim Social Aksion Komunitar”, “Fuqizim dhe Organizim Komunitar – CEO” si dhe pjesëmarrjen e nënkryetarit të Komitetit Shtetëror të Minoriteteve z. Sead Kazanxhiu dhe përfaqesuesin e pakicës Rome në këtë institucion z.Erion Xhaibra.

Informim.al në një artikull për parregullsitë e Census 2011 shkruan se pasaktësia midis numrit real të anëtarë/eve të minoriteteve Egjiptian dhe Rom dhe numrit që deklarohet zyrtarisht nga INSTAT sjell një paradoks midis nevojave reale për të përfituar nga politikat sociale dhe asaj që planifikohet në mbështetje të tyre.

Kushtet e vështira në të cilat ndodhen anëtarë/et e këtyre minoriteteve, vendbanimi jo i qëndrueshëm, mënyra e jetesës  mund të ndikojnë që marzhi i gabimit në përllogaritjet e numrit të tyre të jetë i lartë.

Pavarësisht këtyre problematikave organizata “Lëvizja Rinore  Rome dhe Egjiptiane”,  në një census të popullsisë së  minoritetit egjiptian  në Bashkinë Korçë edhe Elbasan nxjerr në dritë të dhëna të tjera aspak të përputhshme me ato të Instat-it. Aktivistët e kësaj organizate për të pasur të dhëna sa më të sakta,  kanë trokitur derë më derë në lagjet ku ka popullsi egjiptiane. Në të dyja këto Bashki kemi një total prej 13 749 anëtarë të minoritetit egjiptian (Elbasan 5561, Korçë 8188).

Marrë në analizë të dhënat nga Instat për 3368 egjiptianë në të gjithë Shqipërinë,  dhe numrit total në këto dy bashki, vërehet një diferencë prej 10 381 individësh të paregjistruar si pjesë e minoritetit egjiptian. Siç përmendëm edhe më sipër, politikat mbështetëse hartohen sipas  të dhënave të Instat, si do të ishte situata nëse politikat do të hartoheshin në bazë të numrit real të kësaj popullsie? A mund të jetë kjo  një ndër shkaqet kryesore që niveli socio-ekonomik i këtyre minoriteteve të jetë në ritme shumë të ulëta zhvillimi?! Nga ana tjetër sa do të ishte numri real i popullsisë nëse në vetëm dy qytete rritet me 10 mijë anëtarë të minoritetit egjiptian?

COMMENTS

WORDPRESS: 0