Artan Shkëmbi, kreu i Operacionit Forca e Ligjit u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pak kohë pasi kaloi të tre filtrat e vetingut atë pasuror, professional e moral.
Partnerët ndërkombëtarë, dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor.
Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pezullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi. Vendimi i është komunikuar Shkëmbit nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.
Akuza e ngritur nga SPAK është shpërdorim detyre dhe nxjerrje sekreti, ndërsa hetimi po vijon, ndërsa masa e marrë është paraprake për t’i hequr oficerit të policisë çdo kontakt me informacionet sensitive.
Vendimi i pezullimit të Artan Shkëmbit disa ditë më parë i është përcjellë kreut të policisë së shtetit Ardi Veliu, i cili i’a ka komunikuar Shkëmbit duke e pezulluar nga posti deri në përfundim të hetimeve ndaj tij
COMMENTS