Ervin Saraçi 37 vjeç, Zëvendës Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, ka pësuar papritur një goditje celebrale, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook nga inspektori Shkëlqim Hajdari në të cilin shkruan:
“Motra dhe vëllezër!
Ervin Saraçi, zv/ Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, ka pësuar papritur një goditje cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ky djalë i shkëlqyer, intelektual, me cilësi e virtyte të një qytetari e besimtari model, ka nevojë sot për lutjet tona.
O Krijues i Gjithesisë, të lutemi Ty, ti bëhesh krah Ervinit, për të kaluar ketë sprovë”.
COMMENTS