Ndodhemi në qytetin e Elbasanit, në një zonë të quajtuar “Mëhalla e Madhe, poshtë stacionit të Trenit. Pasi kalon shinat e trenit shfaqet lagja, ku banojnë afërsisht 250 banorë. Rrugë të paasfaltuara, mungesa e ndriçimit, janë elementët që përshkojnë rrugën. Banorë me 1001 probleme, duke nisur nga varfëria, papunësia, mungesa e ujit, dhe e ndriçimit. Lagje ku institucionet lokale nuk kanë vënë dorë kurrë.
Për Informim. al banorët shfaqin problematikën e ndriçimit. Z.Brahja është një ndër banorët më të vjetër të kësaj lagjeje. Ai shprehet se përgjatë 70 viteve të qëndrimit të tij situata e ndriçimit nuk ka ndryshuar. “Errësirë dhe vetëm errësirë ka mbizotëruar në këtë lagje, duke i privuar dhe madje duke i rrezikuar jetën. Znj. Sulova është një tjetër banore, e cila ndan të njëjtën shqetësim. Ajo pohon se ka plot 50 vite që “ Mëhallën e Madhe “ e mban mend kështu: në errësirë totale. Banorët i bëjnë apel Bashkisë Elbasan tu mundësojë ndriçim rrugor si gjithë popullatës.
COMMENTS