Personat që nuk dëgjojnë:Të privuar nga e drejta për të vazhduar arsimin e mesëm

Të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre: Ja për çfarë i harxhojnë paratë
Të jetuarit me qira, ja si ndikon në shëndetin e njerëzve….
INSTAT: 47% e grave të punësuara punojnë në sektorin e bujqësisë, kundrejt 35.4% të burrave

Njerëzit që nuk dëgjojnë në Republikën e Shqipërisë nuk janë të privuar vetëm nga dëgjimi, por edhe nga e drejta për të vazhduar shkollën e mesme. Elona, një 15-vjeçare nga Durrësi, ka talent të spikatur për rrobaqepësi, por fatkeqësisht për Elonën dhe shokët e shoqet e saj, arsimimi ndërpritet me mbarimin e shkollës 9-vjeçare.

“Nuk kam mundësi të vazhdoj shkollën e mesme profesionale, pasi nuk ka për nxënës që nuk dëgjojnë. Ndërsa në shkollat publike mungon interpreti”, shprehet Elona.

Floriani është nga Berati. Ai është një nga 16 nxënësit që mbarojnë shkollën 9-vjeçare këtë vit.

Në Institutin Kombëtar te Nxënësve që nuk Dëgjojnë mësojnë gjithsej 85 persona, nga 6 deri në 19 vjeç, nga gjithë vendi. Drejtoresha e këtij instituti ka një thirrje: “Kërkojmë ngritjen e shkollës së mesme profesionale në këtë institut për të nxjerrë njerëz me një profesion të certifikuar. Këta fëmijë kanë të privuar dëgjimin, por jo talentin”.

Sipas Instat-it, në të gjithë Shqipërinë janë 39 000 persona që nuk dëgjojnë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0