Tiranë/Familjet egjiptiane në qytetin e Kavajës kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ndërprerjen e energjisë elektrike.
Prej datës 4 Janar këto familje janë pa energji elektrike dhe pavarësisht përpjekjeve të herë-pashershme me Institucionet përgjegjëse në Kavajë banorëve nuk u është dhënë një zgjidhje.
Ditën e sotme ata kërkuan rilidhjen e menjëhershme të energjisë elektrike nga ana e Bashkisë, siç e kanë patur më herët. Rikujtojmë se banesat e tyre nuk plotësojnë kushtet teknike për vendosjen e sahatëve individual dhe për një pjesë prej tyre krijimi I një marrëveshje me OSHEE-në është financiarisht I papërballueshëm.
Informim.al ka raportuar më herët për situatën e familjeve në Kavajë, ju mund të informoheni duke klikuar këtu.
Protestës së banorëve të Kavajës i janë bashkuar qytetarë nga e gjithë shqipëria të cilët ndajnë të njëjtat problematika, gjithashtu edhe anëtarë të Shoqërisë Civile.
Organizata “Drejtësi Sociale” prej disa muajsh po e ndjek çështjen e strehimit dhe energjisë së këtyre banorëve.
Avokati Sejrani së bashku me një grup qytetarësh u takuan me përfaqësues të Ministrisë, të cilët kërkuan një javë kohë për të bërë ndërmjetësimin me Bashkinë Kavajë për ti dhënë një zgjidhje të menjëhershme këtij problem.
Në mbyllje të protestës qytetarët paralajmëruan se nëse pas një jave nuk do jetë rilidhur energjia elektrike, reagimi do të përshkallëzohet ku do të protestojnë para Kryeministrisë.
Gjithashtu z. Sejrani u shpreh se në plan afatgjatë kërkesat adresuar institucioneve përgjegjëse janë miratimi i një VKM-je në ligjin ‘për sektorin e energjisë elektrike’ për Klientin në Nevojë, që i siguron një sasi KW falas familjeve të kësaj katëgorie.
Skemë e cila do të krijonte lehtësira mijëra familjeve shqipëtare që janë pa energji elektrike në këto momente.
COMMENTS