Përsëri probleme me mësimin online për komunitetin rom

A jemi ne të gatshëm për rihapjen e sigurtë të shkollave?
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
22 mijë studentë për herë të parë në auditorë …

Mbyllja e shkollave gjatë kësaj jave, ka vënë në vështirësi të gjithë nxënësit dhe sidomos në zonat rurale të Kukësit, të cilët nuk kanë akses në internet, për të ndjekur mësimin online. Ndjekim shqetësimin që përcjellin vete fëmijët.

Po flasim për fshatrat Nangë dhe Kolesjan, ku vetë fëmijët shprehen se nuk kanë internet dhe as telefona cellular për të marrë pjesë në mësim online.

download 3

                      Foto Ilustruese

“Jo skam telefon, i bëj vete detyrat. Kur të shkoj në shkollë ia tregoj mësuese. Interneti është me shkëputje, më shumë nuk punon”, kështu shprehen fëmijët.

Të pyetur nëse do të preferonin mësimin “online” apo atë në klasa, në një situatë që po përkeqësohet më shtimin e rasteve me Covid-19, nxënësit kanë dëshirë  mësimin në klasa.

“Më mirë është mësimi në klasë, se online nuk bëjmë ne”

Mungesa e internet dhe pajisje “smart” është shqetësim i ngritur disa herë nga banorët e Kukësit dhe nëse mësimi do të vijojë online mund të sjellë prapambetje në mësime dhe shumë vështirësi në rikuperimin e mësimeve gjate ditëve të tjera.

Përshtatur nga Informim.Al / Burimi: Shqiptarja.com dhe Report Tv

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0