15 familje rome që banojnë në periferi të Gramshit, buzë lumit Devoll rrezikohen nga përroi. Sa herë që bien shira në përroin që kalon përmes lagjes derdhen shumë aluvione dhe uji i rrëmbyer përmbyt shtëpitë e tyre. Sipas banorëve përmbytja e fundit ka ndodhur,më 28 korrik të vitit të kaluar. Bllokimi i përroit vjen si pasojë e shtrirjes së tubacioneve të impiantit të ujrave të zeza,që ndodhen pranë shtëpive. Vetë banorët shprehen: – “Është shumë rrezik ! Kur ranë shumë shira,u bllokua ura dhe uji u kthye nga shtëpitë dhe ne i nxorëm të gjitha plaçkat jashtë “ -“15 familje u përmbytën gjatë dimrit dhe kemi ndenjur jashtë . Plaçkat na i mori përroi. Një fëmijë 3 vjeç për pak u mbyt po mos ta kishte parë një banorë që e ndihmoi. Përgjegjësi i shërbimit komunal në bashki Mustafa Zogu , thotë se shqetësimi i banorëve është i drejtë . Sipas tij bashkia ka ndërhyrë në zhbllokimin e përroit nga aluvionet,por po kërkohen fonde për rikonstruksionin e plotë të tij. Mustafa Zogu shprehet: -“ Ne ndërhyjmë here pas here për ta mbajtur në gjendje për ta kontrolluar situatën. Kur bien shira me intensitet të lartë ne ndërhyjmë, e pastrojmë, por nuk është zgjidhje përfundimtare ajo duhet një rikonstruksion. Ura është tepër e vogël duhet ngritur më lart. Është një zonë që mbushet shtrati si pasojë e grumbullimit të aluvioneve që sjell Devolli .” Përroi ka një gjatësi prej 50 m e për pasojë disa nga familjet rome janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.
COMMENTS