Përpunuesit e ullirit rrisin çmimin, fermerët: Nuk ka treg, s’kemi shitur ende vajin nga viti i kaluar

Përpunuesit e ullirit rrisin çmimin, fermerët: Nuk ka treg, s’kemi shitur ende vajin nga viti i kaluar

Elbasani pa drita. Nuk dihen arsyet e ndërprerjes së energjisë
Familjet në nevojë bombardojnë portalin shqiperiaqeduam.al.
Shkoza një “skenar” i përsëritur/ Disa vite më parë e njëjta gjë ndodhi me banorët në Selitës

Përpunuesit e ullirit ju kanë rritur çmimin. Ata ju marrin fermerëve 1 mijë lekë për një kunjtal ullinj nga 7 qind lekë, që ju merrni një vit më parë.

Fermerë nga zona të jugut, të cilët takuam tek një punishte në Krahës të Tepelenës thonë se për 1 kunjtal ullinj marrin vetëm 18 deri 20 kg vaj. Shpenzimet nuk I kompesojnë dot. Nuk kanë treg për të shitur vajin as me çmim minimal prej 400 lekë për litër. Edhe atë që prodhuan vitin e kaluar e kanë stok.
“Kam sjellë 4 kunjtal, më dha 19 kg për kunjtalin. Kemi shumë probleme se kam shumë ullinj rreth 30 kuintal ullinj. Kam vaj pa shitur nga vjet. Ka dy vjet që e kam stok. E kemi tregtuar jo më shumë se 5 mijë lekë vajin e ullirit, edhe tani thonë se ka shkuar 4 mijë.”

“Kam sjellë ca kokrra ullinj. Më vajti kokoshi, një thelë. Nuk ja vlen.”

Disa prej tyre kanë vendosur të mos tregëtojnë më vaj. Po prodhojnë vetëm për përdorim vetjak.
“Kam sjellë 10 kunjtal, kam rreth 300 rrënjë. Vajin e kemi vetëm për nevojat tona, se çmimi ka rënë shumë për ta tregëtuar.”

“Me mundime është. Duhet të rritin doganat dhe të marrin mallin e vendit. Të prodhohen këtu që mos ikin shqiptarët.”

Ky fermer tregon se investimi i 30 viteve po I shkon dëm.

“Ka shpenzime të mëdha. Është shumë problem. Kemi parë dhe në Greqi, nuk ju ngelet malli, që kanë më shumë se këtu. Pasuria po na vetë dëm. 300 milonë lekë kam investuar.”

Na thanë do t’ju japim naftën. S’na e kanë dhënë. Kur do na I japin në qershor? A mbillet gruri në qershor? Plehërat kimike 100 mijë lekë kanë shkuar. Sa do marr, sa do jap. Ti bjerë zjarri të ikim të shohim hallet tona. Fermerët kërkojnë rishikim të politikave të mbështetjes financiare

COMMENTS

WORDPRESS: 0