Përplasje me pasoja të rënda në garat e çiklizmit për femra në Mynih

Përplasje me pasoja të rënda në garat e çiklizmit për femra në Mynih

Skandaloze/ Nxënëset me mbulesë islame po refuzohen të regjistrohen në shkolla publike
Çmimi i bulmeti “kap majat” / Në elbasan qytetarët reduktojnë konsumin
Cërrik/ Finalizohet operacioni “Dëshiran” Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak

Mynih ka parë të shtunën një pamje të frikshme pas një përplasjeje në garat e çiklizmit për femra, ku disa çikliste u përplasën keq në një kthesë të pjerrët.

Ndërsa shumica e garueseve ishin në gjendje të ngriheshin pas një trajtimi të shkurtër, kampionia e botës, 23-vjeçarja italiane Letizia Paternoster u dëmtua shumë keq.

Nga përplasja Paternoster dëmtoi kokën, qafën dhe shpatullat. Vetëm pas disa minutash kujdes mjekësor në pistë, ajo u nxor jashtë sallës me barelë.

Fillimisht nuk kishte të dhëna për gjendjen e saj shëndetësore, por më pas doli se ajo nuk kishte pësuar fraktura

COMMENTS

WORDPRESS: 0