Përpjekja e dytë për marrjen e ASA: në 2021 Skënder Gjinushi iu përgjigjej akuzave për “kapjen” e ASA, sot përsërit të njëjtën retorikë

Përpjekja e dytë për marrjen e ASA: në 2021 Skënder Gjinushi iu përgjigjej akuzave për “kapjen” e ASA, sot përsërit të njëjtën retorikë

Sopot, shkolla, kushte aspak normale
Raporti, Banka Botërore: 63% e nxënësve në Shqipëri në varfëri mësimore
5-vjeçari nga Tirana pranohet në organizatën botërore të gjenive…

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike diskutohet për herë të dytë, me tetorin e vitit 2021 si tentativën e parë për ta realizuar si “plan”. Në atë kohë, Gjekmarkaj i PD denonconte përpjekjen për “kapjen” e ASA nga Skënder Gjinushi në 8 tetor të vitit 2021.

“Si kryetar i Komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit, Gjekmarkaj kërkon nga qeveria që të tërheqë nismën dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën. Ai i bën apel presidentit si dekretues, ministrisë së arsimit si institucion përgjegjës dhe senatit të albanologjisë të cilët duhet të japin sqarime për qëndrimet dhe vendimet e tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën.”

Në një shkrim në faqen e tyre zyrtare, ASA deklaron se në datë 12 tetor, ministrja e arsimit, Evis Kushi, ka realizuar një takim të gjatë me rektorin në atë kohë të sapozgjedhur, Luan Përzhita dhe mori disa premtime.

Në këtë takim, ministrja Kushi garantoi rektorin Përzhita dhe Senatin e ri, se ministria që ajo drejton dhe qeveria që ajo përfaqëson, “nuk do të ndërmarrë asnjë iniciativë që cënon autonominë e Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bazë të ligjit “Për Arsimin e Lartë” që garanton pikërisht autonominë e insitucioneve të kërkimit shkencor”.
Ajo do të theksonte se kjo autonomi është e përligjur edhe në saje të produktit shkencor që stafi akademik i ASA-s ka dëshmuar në këto 14 vite të ekzistencës së saj, me botimet, konferencat ndërkombëtare, praktikën universitare, po edhe me atë pasuri të rrallë muzeale që vetë ministrja do të shihte gjatë vizitës së saj në Muzeun Arkeologjik dhe në fondet e nëndheshme ku ruhen në stadarde evropiane rreth 44 mijë objekte arkeologjike në gjendje për t’u ekspozuar.
Pjesë e këtij diskutimi kishte qenë edhe kërkesa që Akademia e Shkencave të Shqipërisë i kishte dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë për kthimin e instituteve të albanologjisë në varësi të Akademisë së Shkencave, çështje që ishte rihapur edhe në debatin publik. (…)
“Jemi me ju në çdo vendim që do të ndërmarrim për statusin aktual dhe të ardhmen e këtij institucioni”, tha ministrja Kushi. Institucioni që ajo drejton pret propozimet konkrete nga ASA dhe bashkëpunimin e saj për kërkesat e parashtruara më lart dhe për ndryshimet që do duhet të bëhen në ligjin “Për Shkencën”.
kushi

Ministrja e Arsimit në takimin e datës 12 tetor 2021 me senatin e ASA

Mesa duket, ky takim ka mjaftuar për ta shtyrë shkrirjen deri në 27 maj të 2023, ku projekt-vendimi sërish po i kthehet përpjekjes së tetorit, me argumentin e moshapjes së masterave, pavarësisht që kërkesat e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhër në Ministrinë e Arsimit. Relacioni i kryer së fundmi në ASA ka nënvizuar mungesën e hapjes së masterave.

Në një intervistë për report.tv, kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, garanton se nuk ka as mbyllje e as shkrirje, por rivendosje të instituteve pranë AS, sepse sipas tij, është “vlerësuar më mirë prej tyre se mund të funksionojë”. I pyetur nëse punonjësit e instituteve do t’ju garantohet vazhdimi i punësimit dhe kërkimit shkencor, Gjinushi premtoi se po, pa paraqitur një plan konkret, e pa argumentuar shkeljen e Ligjit për Arsimin e Lartë, sepse nuk ka pasur konsultim me Bordin e Senatit. Gjinushi thekson se ka pasur kontakte me ta, por kjo nuk është e njëjta gjë si marrja e një vendimi në Bord.

COMMENTS

WORDPRESS: 0