Përmbytje “apokaliptike” në Kroaci/ 6 të vdekur në Ballkan nga moti i keq

Përmbytje “apokaliptike” në Kroaci/ 6 të vdekur në Ballkan nga moti i keq

Jamal Khashoggi, vrasja që tronditi një aleancë
Ekonomisti gjerman thotë se ‘Rivendosja e madhe do të shkaktojë një përplasje më të keqe se vitet 1930’
Dy gra me ngjyrë kanë paditur Fox News, duke pretenduar Diskriminim Racor

Shira të rrëmbyer dhe erëra të furishme janë përplasur mbi bregdetin kroat, ku pemët janë shkulur nga rrënjët e deti ka dalë në rrugë. Uji vërshoi në disa rajone bregdetare, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve, e për shkak të kushteve tejet të këqija atmosferike, u pezullua lëvizja edhe në një sërë linjash hekurudhore. Në zonën e Trogirit, deti përmbyti bregun ujor, qendrën e vjetër të qytetit dhe pjesën e poshtme të vendbanimit periferik Pasik. Në Qarkun e Zarës, për shkak të baticës, një anije e madhe u shkëput nga ankorimi në port, ndërsa në rrethin e Istrias, ekipet e shpëtimit morën raporte për rënie gurësh në rrugë.
Reshjet e dendura gjatë fundjavës u fajësuan për vërshime të befasishme uji që shkaktuan të paktën 6 të vdekur në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në disa qytete u dëmtua transporti dhe në zona të caktuara, u pezullua edhe mësimi. Në Mal të Zi, shirat shkaktuan përmbytje në pjesët veriore dhe qendrore të vendit. Një 43-vjeçare humbi jetën së bashku me dy djemtë e saj, 19 dhe 16 vjeç, pasi makina me të cilën udhëtonin u rrëmbye nga uji pranë kryeqytetit Podgoricë. Në jugperëndim të Serbisë në rajonin e Rashkës, lumenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur zonat përreth e duke marrë jetën e një fëmijë dy vjecar. Dy viktima bëri moti i keq dhe në Shqipëri.
Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0