Lagjia “18 Nëntori” në Bashkinë Dimal (Ura Vajgurore) është nën pushtetin e ujit. Reshjet e dendura të rëna gjatë 24 orët e fundit kanë shtuar prurjet e lumit Osum i cili përgjatë gjithë rrjedhës së tij ka sjell probleme duke përmbytur toka bujqësore, biznese dhe banesa.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga bashkia ndërsa banorët presin të alarmuar se çfarë do të ndodhë në orët në vijim. Gjatë një prononcimi për “Fax News”, një banori i zonës ka thënë i shqetësuar se shtëpia e tij ndodhet nën ujë ndërsa asnjë përfaqësues i qeverisë nuk është interesuar për të dhe familjen e tij.
Kliko këtu për të parë të plotë videon.
Çfarë familjarësh keni në banesë? “Gruan , nusen, djalin, nipçen…Nuk kemi ku të shkojmë, ska kush e bën pritën, na është mbytur i gjithë kati i parë i banesës nën ujë. Jemi 3-4 vite që po përmbytemi, duhet bërë prita askush nuk merr masa, qeveria erdhi kot, e kanë zanat ata. Kati i parë doli jashtë përdorimit edhe në katin e dytë lart kemi lagështirë. Gjithë familjen e kam brenda në shtëpi, një lagje komplet është e zhytur në ujë”, tha banori.
Burimi:FaxNews
COMMENTS