Periudha e Covid-19 ka rritur të ardhurat nga emigrantët për familjet e tyre ne Shqipëri…

Menaxherët në Shqipëri paguhen më pak se pastruesit në BE/Eurostat publikon pagat ………
‘Dhe yjet rrinë dhe vështrojnë…’/Ekspozita me temë sociale e piktorit Gazmend Leka
Njihej si i forti i qytetit/ Kush është personi që mbeti i vrarë në Shkodër, gjendet dhe një makinë e djegur

 

Paratë e emigrantëve që dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri (remitancat) arritën në169 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2010, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

 

Duke  krahasur të  njëjtën periudhë të një viti më parë, kur sapo kishin filluar të ndiheshin pasojat e krizës pandemike, remitancat u rritën me 11.2%. edhe në raport me janar-mars 2019, zgjerimi është pothuajse në të njëjtat nivele (+12.5%).

Aktorët e tregut tregojnë se një faktor që ka ndikuar lidhet me faktin që si rrjedhojë e shpenzimeve të rritura të familjeve për të përballuar pasojat që dha në shëndet Covid-19, fëmijët nga jashtë kanë dërguar më tepër mbështetje se zakonisht.

Një tjetër dukuri e konstatuar pas pandemisë është rritja e kanaleve informale, pasi mbyllja e kufijve ka ndikuar në orientimin drejt operatorëve zyrtarë.

 

Që prej vitit 2014, remitancat kishin nisur sërish trendin rritës, duke reflektuar valën e re të emigracionit. Ato u prekën lehtë në 2020-n nga kriza e shkaktuar nga pandemia, sidomos në tremujorin e dytë kur Europa hyri në karantinë, por arritën të rimëkëmben shpejt, me hapjen graduale të ekonomive.

Në vitin pandemik 2020, të ardhurat nga emigrantët në vitin 2020 ishin 673 milionë euro, me një tkurrje të lehtë prej 4%. Kjo rënie erdhi si rrjedhojë e reduktimit të fortë të prurje në tremujorin e dytë të karantinës (-35% me bazë vjetore). Por në periudhën në vijim, rritja ka qenë e fortë, përkatësisht 6.5% në të tretin dhe 11.5% në të katërtin, duke kompensuar pothuajse tërësisht rënien në periudhën e bllokimit.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania.

 

 

Foto nga interneti

COMMENTS

WORDPRESS: 0