Përhapja e të dhënave personale tek patronazhistët/Organizata “GUXO” padit sot në SPAK Partinë Socialiste

Përhapja e të dhënave personale tek patronazhistët/Organizata “GUXO” padit sot në SPAK Partinë Socialiste

Sot miratohet buxheti 2023/Pedagogët protestë para Kuvendit
‘Katar’ 2022/– Kupa e Botës që thyen të gjitha traditat dhe… me gjyqtare femra! Gjithçka duhet të dini për botërorin që nis të dielën
Nga Rudian Zekthi “Reforma në Arsim”

Pak muaj pas zgjedhjeve të Prill 2021 paditet Partia Socialiste për çështjen e patronazhistëve.

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, të përfaqësuar nga organizata “GUXO”, kanë paditur në SPAK Partinë Socialiste për çështjen e zotërimit të paligjshëm të të dhënave personale për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore, të njohur gjerësisht si “patronazhistët”.

Qytetarët e përfaqësuar nga kjo organizatë pretendojnë se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të qytetarëve është bërë në mënyrë të paligjshme. Depozitimi i padisë pritet të bëhet në orën 13:30 në SPAK..

Çështja e patronazhistëve u hulumtua dhe publikua nga Lapsi.al përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas burimeve të Lapsi.al, që vunë në dispozicion gjithë informacionet e përpunuara të qytetarëve, PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, dhe preferencat e tyre partiake.

COMMENTS

WORDPRESS: 0