#përGratë #meGratë

#përGratë #meGratë

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i Tiranës ndryshon vendimin për Klajdi Shundin dhe e dënon me 8 vite burg
QENDRA SHËNDETËSORE U NDËRTUA POR NUK FUNKSIONON
59 vjeçari në Sarandë tenton ti japë fund vetes por mbeti i plagosur, shkak debatet në familje: Nuk dua asnjë…

Gratë në botë dëshirojnë dhe meritojnë një të ardhme të barabartë pa stigmatizime, stereotipe dhe dhunë; një të ardhme të qëndrueshme, paqësore, me të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

87,000 gra vriten çdo vit vetëm sepse janë gra. Prej tyre, 50,000 janë vrarë nga partnerët e tyre meshkuj ose anëtarët e familjes dhe këto janë vetëm vdekjet për të cilat ne jemi të informuar;
-111 vende nuk kanë pasoja për burrat që përdhunojnë gruan e tyre
-2.7 miliardë gra janë ligjërisht të kufizuara që të kenë të njëjtën zgjedhje të vendeve të punës si burrat
-45 vende nuk kanë ligje specifike kundër dhunës në familje
-35% e grave në mbarë botën kanë përjetuar dhunë seksuale ose fizike.

Në këtë ditë të shënuar, aktivistët e Tiranës për të drejtat e grave u mblodhën në Sheshin Skëndërbej, për të ngritur zërin për barazi gjinore dhe sociale sidomos për vështirësitë e shtuara edhe për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Gratë janë peshëngritëset e vërteta të pandemisë. Covid-19 ka nxjerrë në pah se pesha e prodhimit shoqëror, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që prodhojnë dhe përkujdesen për jetën, vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e grave.”-u shpreh Liri Kuci, aktiviste feministe.

Disa nga thirrjet gjatë organizimit të sotëm ishin: “Ata thonë është dashuri, ne themi është punë e papaguar, “Patriarkat”, “Pandemi”, “Pabarazi”, ”Refuzoj punët e shtëpisë”.

“Përpos situatës së krijuar nga pandemia sot më 8-të mars e ngrejmë zërin kundrejt padrejtesisë kundër shtypjes sistematike dhe drejtë transformimit të thellë shoqëror dhe ekonomik drejt një bote më të drejtë për ne. Ne besojmë se të fuqizuara duke mbështetur njëra tjetrën mund të ndërtojmë një shoqëri ku mund të ndihemi me dinjitet dhe krenarë.”-shprehet një tjetër aktiviste.

Ky organizim, u shoqërua me fjalime të shumta nga gra aktiviste, të cilat sollën në vëmendje dhe përfshirjen e grave të periferisë dhe atyre të grupimeve të tjera të margjinalizuara në diskursin publik.

Një thirrje të shkurtër për gratë dhe për motrat tona kudo që ndodhen në Shqipëri. Protesta vërtetë ndodh në Tirane por shpresojmë të jemi zëri i atyre grave që janë sot në fshat, që janë sot me covid, që janë sot të papuna. Zgjedhjet janë me 25 prill, ne shpresojmë me zemer që të kemi mundësi të përfaqësohemi, ashtu siç jemi për ato që jemi në parlament dhe ka ardhur koha që ne të shprehim veten tone dhe fuqinë tone në organet vendimarrëse, me shumë dashuri me shumë zemër për të gjitha vajzat  që keni punuar sot për këtë protestë.“

Në organizim morën pjesë dhe gra rome si mbështetëse të kauzës për liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë individët në shoqëri.

BFE6B112 3C91 4943 BEA1 889E3178867C BF14AD64 270E 4057 8BB5 C7F7F64F780C 90EFCDCF 4AB3 4194 B70E 4C422B2AB908 21ED9F5C 503C 47B0 996F EFB1B12488D4

COMMENTS

WORDPRESS: 0