Përfundon takimi i kryeministrit me naftëtarët, Rama zbulon detaje:Nuk merremi me pagat e prapambetura, por…

Përfundon takimi i kryeministrit me naftëtarët, Rama zbulon detaje:Nuk merremi me pagat e prapambetura, por…

Prrenjas/Emigracioni i të rinjve jashtë vendit …
Bonusi i strehimit/ Bashkia Elbasan nuk vendos mjaftueshëm buxhet për 42 persona
SA FAMILJE DOLËN NGA SKEMA E NDIHMËS EKONOMIKE…

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me naftëtarët.

Pas takimit, kreu i qeverisë tha për mediat se është vendosur që qeveria t’i mbështesë naftëtarët financiarisht, por jo me pagën e tyre të punës.

“U ulëm të qanim një hall. Po kalojnë një moment aspak të lehtë. Patëm një bashkëbisedim të hapur. Natyrisht çështja e këtyre njerëzve është një çështje që na takon ne ta adresojmë bashkë me ta. Për këtë arsye jemi të gëzuar që kemi marrë përsipër një mbështetje financiare. Nuk merremi me pagat e prapambetura, nuk është çështja jonë ajo, lidhet me detyrimet e kompanisë dhe jo me të qeverisë. Këto çështje i zgjidhin kompanitë. Të gjitha analizat tona tregojnë që rafineria nuk është përgjegjësia jonë. Sikur ta dija se kur mund të rinisë puna, do të ishte e thjeshtë, por nuk mund ta di këtë gjë”, u shpreh Rama.

COMMENTS

WORDPRESS: 0