Përfaqësues të ambasadës keniane takim në komisariatin nr.1/rasti i 22 vjeçares që u dhunua barbarisht

Përfaqësues të ambasadës keniane takim në komisariatin nr.1/rasti i 22 vjeçares që u dhunua barbarisht

Dita kundër dhunës ndaj grave/avokati: ‘Ka pengesa në zbatimin e plotë të ligjit’
Fshikullohet 40 herë pasi foli me një burrë në telefon
Rreh gruan pa mëshirë! Kapet në flagrancë 30 vjeçari në Tiranë

Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë po zhvillojnë një takim me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo, në lidhje me dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, në gusht të vitit 2022. Ata kërkojnë informacion në lidhjet me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë.

Dosja fillimisht u regjistrua në prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policisë për t’u plotësuar.

Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Më 13 gusht, e reja u gjet e masakruar poshtë pallatit ku jetonte në rrugën ‘Pandeli Vangjeli’. Njoftimi në polici u dha nga mikja e saj ndërkohë që një ditë më parë, 22-vjeçarja kishte folur me të ëmën ku ishte shfaqur e gëzuar për faktin se do të kthehej në shtëpi. E reja kishte qëndruar në një hostel me persona të tjerë në kryeqytet ndërkohë që dyshohet se ka punuar përkohësisht në një kazino në Tiranë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tashmë pritet verifikimi i celularëve dhe i tabulateve telefonike për të kuptuar mes bisedave të vajzës keniane për të shkuar tek autorët e mundshëm. Priten përfundimet e të gjitha akteve të ekspertimit mjeko-ligjor të kërkuara nga prokuroria.keniane

COMMENTS

WORDPRESS: 0