Përdhunuesit e 15 vjeçares në Mirditë/ Policia vë në pranga 5 persona nga 17 deri në 44 vjeç

Përdhunuesit e 15 vjeçares në Mirditë/ Policia vë në pranga 5 persona nga 17 deri në 44 vjeç

Elbasan/ 13 vjeçari humb jetën duke ecur somnambul
Aksident në dalje të një karburanti në Pogradec, plagoset shoferi i motorit të picave
Përfaqësues të komunitetit egjiptian dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Mirditë dhe ka tronditur opinionin publik.

4 burra dhe një djalë 17 vjeçar janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se me anë të shantazhit dhe bashkëpunimit më njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me një 15 vjeçare

Sipas informacioneve ata janë Artan Kaçorri 27 vjeç, Albert Molla 30 vjeç. Ermal Tarazhi 3 vjeç , Nik Lleshi 44 vjeç dhe Adrian Gjikolaj 17 vjeç i cili supoohet të ketë qenë  dashuri i të miturës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tarazh të Mirditës dhe dyshohet se këta persona se këta persona nëpërmjet dhunës dhe shantazhit kanë kryer mardhënie seksuale me të miturën më shumë se një herë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.  “ njoftoi ditën e sotme policia e Lezhës.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili  e dënon ashpër aktin e rëndë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave të ngjarjes së rëndë në Mirditë, të shfrytëzimit seksual në grup të një të miture.

Komisioneri Dr. Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një hetim rigoroz, duke nxjerrë përgjegjësitë penale dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të  specializuar të miturës nga ana e strukturave shtetërore, por edhe mbrojtje per te mituren dhe familjen e saj.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson se duhet të bëhet më shumë në parandalimin e dhunës seksuale ndaj të miturve.”- thuhet në reagimin e KMD, Z. Robert Gajda.

Në shqipëri të drejtat e fëmijëve mbrohen nga Ligji Nr. 18/2017 PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN E FËMIJËS dhe Konventa mbi të drejtat e fëmijëve, por si duket këto ligje nuk  arrijnw t’I mbrojnë  ato, duke marë shkas nga numri I lartë i rasteve të abuzimit me të mitur.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0