Përdhunohet nga një 18 vjeçar i mituri që lypte në Cërrik / Dëshmia e 13 vjeçarit “Më kapi Eri, i thashë mamit. Mami nuk  reagoi…

Përdhunohet nga një 18 vjeçar i mituri që lypte në Cërrik / Dëshmia e 13 vjeçarit “Më kapi Eri, i thashë mamit. Mami nuk reagoi…

Rinisin reshjet në Gjirokastër, krijohen mungesa të energjisë elektrike nga stuhia
​Eurodeputetja e pyet për martesat mes të miturve, Hahn zbulon sa para ka marrë Shqipëria për komunitetin Rom e Egjyptian
500 mijë lekë gjobë nëse nuk paguani siguracionin e makinës brenda 30 ditëve/ Konfindustria kërkesë Kuvendit: Mos e miratoni projekt-ligjin rëndon mbi xhepat e qytetarëve

Një i mitur 13 vjeçar nga Cërriku rrëfen se është dhunuar nga një djalë 18 vjeçar rreth 6-të muaj më parë, i cili ende nuk është dënuar.

Dhuna  e ushtruar ka ndikuar në psikologjinë e të miturit dhe abuzuesi i dyshuar ende nuk është dënuar.

Isha një ditë në Cërrik, po lypja. Më pa një djalë dhe më ndoqi me vrap. Ika për shtëpi, ai qëlloi aty dhe tha hajde ikim këtej. Nuk kishte njerëz të tjerë. Kërkova ndihmë, por nuk erdhi njeri. Pastaj, tha hajde ikim për shtëpi, por mos i thuaj askujt se do të vras”, – shprehte ai për Shqipëria Live.

Ai thotë se i tregoi së ëmës për ngjarjen , por ajo e injoroi: “Më kapi Eri, i thashë mamit. Mami nuk reagoi. Pas 5, 6 ditësh, i thashë babit. Bashkë ikëm në polici”.

Ndërsa babai  rrëfen se Eri është një banor i zonës dhe e ka kërcënuar djalin që të mos tregonte. “Një natë nuk erdhi në shtëpi, e kërkuam dhe nuk e dinim nga ishte. Më tha pas 5-6 ditësh, që Eri e kishte kërcënuar se do ta vriste. Atë natë e kishte çuar në varreza dhe djali ishte trembur shumë. Tani ka probleme, nuk shkon në shkollë, ka frikë të dalë jashtë, askush nuk më ka ofruar ndihmë”, përfundon ai për Top Channel.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0