Sipas Fax News Ngjarja e rëndë, ku një 55 vjeçar abuzoi seksualisht me vajzen e mikut të tij ka ndodhur pasditen e djeshme.
Astrit Terolli, ishte mik dhe shok prej shumë vitesh me babanë e të miturës.
Fax News mëson se familja e vajzës e kishte lënë vetëm me 55-vjeçarin, për t’u kujdesur për të miturën, në banesën ku ai jetonte me qira në kryeqytet. Por, ai kurrë nuk do ta mendonte se shoku i tij më i mirë, do kthehej në përdhunuesin e vajzës së tij.
Mësohet se motra e viktimës, prej më shumë se një muaj ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Për ketë shkak ata shkonin shpesh në spital, ndërsa per tu kujdesur për vajzën babai ja kish besuar atë 55-vjeçarit Astrit Terollit, pa e ditur që ai do kthehej ne makthin e vajzës së tij.
Në momentin që në shtëpi ka qenë vetëm me të miturën ai ka abuzuar seksualisht me të. Kur prindërit e saj janë kthyer nga Spitali, ajo ka treguar çdo gjë që ndodhi.
Pedofili 55-vjeçar tashmë i arrestuar, ka mohuar akuzat, po ekspertiza paraprake ka dalë në përfundim se me vajzën është abuzuar seksualisht.
Ndërkohë ka dyshime që vajza të jetë abuzuar dhe herë te tjera pasi familjarët e saj e kanë lënë disa herë vetëm me abuzuesin, duke ja besuar vajzën të përkujdesej, pasi mujin e fundit shumicën e kohës e kalonin në spital tek vajza tjetër.
COMMENTS