Për tim bir Mateon! Letra e një nëne.

500 mijë lekë gjobë nëse nuk paguani siguracionin e makinës brenda 30 ditëve/ Konfindustria kërkesë Kuvendit: Mos e miratoni projekt-ligjin rëndon mbi xhepat e qytetarëve
Parandalimi i krimit dështoi në Përmet për të moshuarën që gjeti vdekjen nga duart e të birit
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.

Alma Topalli Prendi është një nënë , e cila bën përpjekje çdo ditë dhe kujdeset për fëmijën e saj autik. Sfilitjen , sprovën e dhimbshme ajo e sheh si një bekim dhe mrekulli për një nënë. Më poshtë janë disa rreshta të shkruara nga kjo nënë për të treguar dashurinë e pafund për djalin e saj si dhe për ti treguar të tjerëve se mrekullitë ndodhin nëse besoni në to.

Për tim bir Mateon!

Mjalti dhe helmi i zemrës teme!
Edhe pse ti nuk mund ti kuptosh këto që po shkruj, unë sot kam nevojë me e nda atë çfarë ndjej me të tjerët sepse lumturitë e dhimbjet e mëdha duhet të ndahen me të tjerët.
Ti je mjaltë se ke gjithçka kam ëndërru të ket djali jem qysh në andrrat më të hershme që në impulset e para të mamësisë!
E kisha aq shumë ëndrra që do ti realizoja me ty!!!
Mendoja që me të eduku që të ishe një BURRË SHTETI që do t’ja ndrronte faqen këtij vendi, ku jetojmë!(Biles të rrefej se jam tregu egoiste se me mbushej zemra kur mendoja krenarinë, që do të ndjeja unë nga kjo..)
Por…për sherr ka gjithmonë nji “Por” kur guxon shumë me ëndrrat…
Për ironi keto ëndrra shpejt mi përplasi fort në tokë nji armik i padukshem, i pabesë…
Kam pas mendu se jam aq e fortë sa nuk ka armik qe nuk mund ta mposht me forcën e dashnisë për fëmijët e mi…
Por… Autizmi deri tash ka ken ma i fortë se unë!
Kam pas mendu që kam aq forcë në mendje e në zemër sa do të ndryshoja botën e do ta bëja nji vend ma të bukur jo vetëm për veten e të dashurit e mi, por edhe për ata qe s’janë aq të fortë sa unë për të sjellë ndryshim..

..Sa shumë kam pas guxu me andrra. 
E për ironi… unë hala nuk kam mund që të shkëpus nga thonjtë e tij….

Pot sot po du fort me besu që Zoti ndoshta më ka zgjedh mua në këtë sprovë të dhimbshme për të më dhan mandej bekimin e mrekullisë me Ty.
Sepse unë besoj se në këtë botë ka për çdo problem një zgjidhje e për çdo semundje një ilaq! 
E unë shpresoj ta gjej shpejt se jam sfilite bir i shtrenjt tu prit kaq vite me më thirr e nji herë të vetme “Mami” mbasi ti e pate msu nji herë me e thanë boll bukur!!!
E të më thuash që ishte nji andërr e keqe, shume e gjatë. .
E ti tregojmë me tan forcën e shpirtit tan botës se mrekullitë ndodhin kur beson fort në to.
E tu japim zemër edhe të tjerëve që të bajnë si na!

Me Dashni pa limit mama jote!

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0