17 Maji dita ndërkombëtare kundër homofobisë mblodhi në sheshin Nënë Tereza dhjetëra aktivistë, anëtarë të komunitetit LGBTI, përfaqësues të institucioneve shqipëtare e Europiane.
Nën sloganin “Për Dashni” aktivistët bënë thirrje që janë mbledhur në manifestim për rezistencë, për veten, për njëri-tjetrin, për të qenë të bashkuar të bashkuar dhe krenarë.
“Vaksina e kësaj pandemie është dashuria! Jemi mbledhur për të promovuar diversitetin, barazinë dhe dashurinë, për një shoqëri më të mirë dhe për Drejtësi Sociale. Jemi këtu të gatshëm për të nisur dhe luftuar në çdo betejë shoqërore, shtetërore, Juridike që do të paraprijë garantimin e të drejtave tona themelore.”

Simbolikë e sloganit #perdashni

Pankarta

Caste nga manifestimi
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi Z. Robert Galda i cili dha një mesazh të shkurtër “Për çdo individ ta shprehi veten e tij, për shoqërinë t’i thyejë paragjykimet.”
Ndërsa përfaqësuesja e Policisë së shtetit u shpreh se: “Jemi jo diskriminimit, jo gjuhës së urrejtjes për të parandaluar dhunën dhe krimet e urrejtjes në përgjithësi, jemi pro diversitetit gjinor.”
Këtu mund të ndiqni videon e krijuar në kuadër të manifestimit të ditës së sotme:
Ndërkohë që kujtojmë se ditën e djeshme policia nuk lejoi organizimin e protestuesve në solidaritet me popullin palestinez, me arsyetimin se grumbullimet massive janë të ndaluara.
Pas 18 orësh në sheshin Nënë Tereza u lejua organizimi i këtij manifestimi ku forcat e policisë ishin shumë të ulëta në numër dhe në disatncë të largët nga manifestuesit.
Gjithashtu kuijtojmë se policia ditën e djeshme ushtroi dhunë ndaj protestuesve, përfshirë gra dhe u shoqërouan në komisariate me dhjetëra persona.
COMMENTS