Një nga ndryhimet që iu bë ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ishte neni 5/1I ligjit ku u përcaktua përfitimi nga skema e pensionit social i qytetarëve të moshës 70 vjeç, të cilët nuk plotësonin vitet minimale të sigurimeve për të përfituar pension pleqërie, si dhe kishin mungesë burimesh të tjera financiare ose të ardhura të pamjaftuese për të siguruar nevojat jetike.
Ndërkohë, nëse bëjmë një krahasim të moshës së daljes në pension pleqërie dhe moshës së përfitimit të pensionit social, rezulton një diferencë e konsiderueshme prej 5 vitesh tek burrat dhe 7.6 vitesh tek gratë. Theksojmë se ky përbën një problem shumë serioz për grupmoshën 62-69 vjeç (për gratë) dhe 65-69 vjeç (për burrat), të cilët nuk kanë vjetërsi kontributesh (mbi 15 vite) në mënyrë që të përfitojnë pension pleqërie. Kjo grupmoshë nuk është as e aftë të punojë për të siguruar nevojat jetike. Duke qënë se shumica e qytetarëve të kësaj moshe nuk përfitojnë asnjë lloj mbështetje financiare nga shteti, janë të destinuar të jetojnë në kushte jo dinjitoze. Në parim përfitimi i pensionit social është një mundësi shumë e mirë për të moshuarit që nuk kanë burime të tjera ekonomike, por në fakt e kanë të pamundur të gëzojnë këtë të drejtë për shkak të kriterit të moshës. Në këtë situatë, organizatat Drejtësi Sociale, T’Reja dhe Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome nëpërmjet një peticioni që po firmoset nga qytetarët në disa qytete të shqipërisë do ti drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me propozim për ndryshime ligjore në kriterin e moshës së përfitimit të pensionit social, duke e barazuar me moshën e pensionit të pleqërisë.
Në tekstin e peticionit shkruhet se, në rast se kërkesa qytetarëve nuk do të merret në konsideratë do të përshkallëzojnë reagimin.
Gjithashtu, pas vënies në lëvizje të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nëpërmjet një ankese të këtyre organizatave, ka pohuar se, e sheh si gjë shqetësuese dhe do ti drejtohet si institucion Kuvendit për të bërë ndryhime ligjore në kriterin e moshës së përfitimit të pensionit social.
COMMENTS