Pensioni Social/ Qytetarët në pamundësi ekonomike kërkojnë të ulet mosha e përfitimit të tij

Pensioni Social/ Qytetarët në pamundësi ekonomike kërkojnë të ulet mosha e përfitimit të tij

Grabitet filiali i postës shqiptare
Dhoma e Përmbaruesve/ Akuzë publike për lejimin e mashtrimit publik
Bill Gates ka investuar miliona në këto Startup-e të Silicon Valley gjatë dekadës së fundit.

66 vjeçari nga Shkodra me inicialet S. R. i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të SHërbimit Social Shtetëror nëpërmjet një kërkese në të cilën kërkon  “uljen e moshës së përfitimit të pensionit social”

Problemet ekonomike dhe situata tejet e rënduar shëndetësorë për 66 vjeçarin dhe bashkëshorten e tij e ka detyruar atë të kërkojë ndihmën e institucioneve.

Pensioni Social në Shqipëri i jepet cdo individi që ka mbushur moshën 70 vjeçe, sipas ligjit nr. 104/2014. Në  nenin 5/1 të tij specifikohet se; pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç…. Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale.

Por për 66 vjeçarin mundësia për të gjetur një punë është zero. Edhe pse gjatë jetës së tij a ka bërë punë informale dhe si rrjedhojë nuk ka derdhur kontribute në emër të tij.  Në pamundësi për të përfituar pensionin e pleqërisë për shkak se nuk mbush vitet e punës që përcakyton ligji ai kërkon që të trajtohet me një formë tjetër.  Në shkresën e drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të SHSSH ka shkruar se: “Edhe pse vuaj nga tensioni për shkak të situatës ekonomike kam kërkuar disa herë të punësohem në mënyrë informale apo formale por nuk kam arritur pasi bizneset duan djem të rinj. As ndihmën ekonomike nuk e përfitoj sepse sistemi tregon që nuk plotësojë pikët.”.

Ndërkaq ka shpjeguar edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet së bashku me gruan e tij të sëmurë.

“Situata ekonomike e familjes është shumë e rënduar. Të ardhurat e vetme që ne kemi është pensioni i aftësisë së kufizuar që merr bashkëshortja në shumën 12.000 mij lek. Ndërkohë që pjesën më të madhë të kësaj shume e harxhojmë për mjekimin e gruas e cila vuan nga një valvul në zemër”- shpjegon i moshuari.

Gjithashtu ai thekson se i drejtohet me këtë kërkesë institucionit  për të ndryshuar moshën e përfitimit të pensionit social, duke përcaktuar si moshë atë që përcakton ligji për pensionin e pleqërisë, pasi shkencërisht pas kësaj moshe është e pamundur të sigurojmë të ardhura nëpërmjet punësimit apo formave të tjera.

Ndërsa për 70 vjeçarin nga Korça me inicialet H. H., i cili kërkon sipas ligjit të ndryshojë pensionin familjar me atë social, pasi në vlerë është më i lartë, është deri tani e pamundur.

Në pamundësi ekonomike është ehde Sazani I cili nuk mund të gjejë dot dokumentat për njohjen  e viteve të punës para viteve 90. Si pasojë nuk mund të përfitojë pensionin e pleqërisë. E dimë që nëse i drejtohemi gjykatës do duhen vite dhe ndoshta nuk arrin realisht ta përfitojë. Dhe duke qenë se pensini social meret vetëm pas moshës 70 vjeç ai është i detyrauar të presë në pamundësi ekonomike.

Për Gjyljana Bakallin Juriste pranë Shoqatës “Drejtësi Sociale” e cila i njeh rastet e sipërpërmendura dhe po përpiqen ti ndihmojnë  në rrugët administrative dhe institucionale, tregon për informim.al nevojën që mosha e pensionit social të ulet. “Individët që vijnë pranë zyrave tona ku ofrojme ndihmw ligjore falas janë në pamundësi ekonomike, pra shtresa të margjinjalizuara dhe  mosha 70 vjeçe për përfitimin e pensionit social  është shumë e lartë. Jo të gjithë e arrijnë atë si moshë për të jetuar e gjithashtu për shkak të mënyrës së jetesës që ata kanë bërë gjatë jetës së tyre pas moshës 65 vjeçe pjesa më e madhe e ka të pamundur të punojë, që të sigurojë të ardhuat e nevojshme për të jetuar”- shpjegon ajo.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0