Pekini u kërkon prindërve që të mos i lënë fëmijët e tyre të studiojnë shumë: “Më pak detyra shtëpie dhe më pak internet”

Pekini u kërkon prindërve që të mos i lënë fëmijët e tyre të studiojnë shumë: “Më pak detyra shtëpie dhe më pak internet”

Elbasan/ Ikin banoret, mbyllen 4 shkolla
Tre shkolla të Nju Jorkut ndalojnë nxënësit të përdorin kostumet e Squid Game për Halloween
Vëndresh Mal, në Skrapar: “Shkolla gërmadhë me 5 nxënës

Ligjvënësit kinezë miratuan një ligj të ri për promovimin e edukimit familjar në një seancë të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare. Një legjislacion që ndër të tjera u kërkon prindërve të ulin barrën e rëndë të studimit që u është ngarkuar deri tani fëmijëve të tyre dhe të punojnë për të parandaluar që fëmijët të bëhen të varur nga interneti. Ligji thotë se prindërit ose kujdestarët janë përgjegjës për edukimin familjar të fëmijëve, ndërsa shteti, shkollat ​​dhe shoqëria duhet të ofrojnë orientim, mbështetje dhe shërbime në këtë fushë.
Në përgjigje të shtytjes së vendit për të reduktuar barrën e studimit në shkolla, ligji u kërkon qeverive vendore, në nivel qarku ose më lart, të ndërmarrin hapa për të reduktuar barrën e detyrimeve të tepërta të detyrave të shtëpisë dhe mësimdhënies jashtë shkollës.
Ligji i ndalon prindërve të vendosin një barrë të tepruar mësimore mbi fëmijët e tyre, duke deklaruar se kujdestarët e të miturve duhet të organizojnë në mënyrë të përshtatshme kohën për t’iu kushtuar studimit, pushimit, rekreacionit dhe ushtrimeve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0