Pas tërmetit, banorët e Floqit i “pjekin” në çadrat e ushtrisë

Pas tërmetit, banorët e Floqit i “pjekin” në çadrat e ushtrisë

Fshati Belorta, mungon uji i pijshëm
Ndotja,BillGates financon shpikjen që thith dioksidin e karbonit.
“E harruara”. E verbër dhe e braktisur nga fëmijët. Ja apeli i saj për ndihmë

I nxehti ka detyruar banorët e Floqit të braktisin çadrat ku janë strehuar dhe gjatë ditës qëndrojnë në ambientet e shkollës. Ata kthehen në çadra vetëm në mesnatë për të fjetur

Banorët e Fliqit kanë braktisur çadrat. Të pastrehë, një javë pas tërmetit të fuqishëm ata po përballen me të nxehtin. Në këto temperaturat e larta qëndrimi nën plasman është i pamundur. Disa prej tyre u vendosen në ambientet e shkollës. Sapo zbardh dita banorët largohen, për tu kthyer për të fjetur, aty rreth mesnatës.

Banori: “Gjatë veta në një çadër. Tani familjen e kam tek shkolla dhe vetë rij këtu. Këtu është shumë vapë, nuk mund të rijmë dot më”.

Banori: “Ikim nga çadrat sepse këtu është si në sera. Po mbledhim kuverta që të ikim nga këtu, të largohemi sa më shpejt nga ky vend. Në shkollë nuk kemi ven dtjetër ku të shkojmë”.

Banore: “Ne ishim në çadër dhe kushte ishin shumë të këqija. Unë kisha edhe një vajzë shtatzënë. Atje kishte rënë shi dhe nuk mund ta lija atje. Më gjetën një dhomë këtu në shkollë”.

Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe gjatë fundjavës, duke rritur pasigurinë

Përpos frikës nga dridhjet e tokës, mbipopullimi i ambienteve të përbashkëta me deri 30 persona, ka shtuar rrezikun për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Banorët ankohen se kushtet higjeno-sanitare janë të papërshtatshme dhe kërkojnë zhvendosjen në ambiente të tjera.

Banore: “Siç e shikoni kushtet janë shumë të vështira, kallaballëk, vapë e madhe. Është shumë keq dhe shumë të vështira”.

Banore: “Kushtet shumë të vështira, unë kam edhe një fëmijë të vogël 2-vjeç. Nuk e di se ku do ta gjejmë një strehim, për fëmijën se ne jemi të rritur”.

Të tronditur nga fatkeqësia e 1 qershorit shumë prej tyre kanë kërkuar asistencë mjekësore, nga ekipi i bluzave të bardha,,që ju shërben gjatë 24 orëve.

Ushqimi për tre vaktet është siguruar nga kompani private. Kurse vlerësimi paraprak i dëmeve ka përfunduar.

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0