Pas pandemisë vështirësohen kriteret për të marrë kredi, si për bizneset edhe për individët

Pas pandemisë vështirësohen kriteret për të marrë kredi, si për bizneset edhe për individët

Hapja  e shkollave në shtator. UNICEF raporton 41% e shkollave nuk plotësojnë shërbimin bazë të ujit të pijshëm.
Organizata e Kombeve të Bashkuara: Covid-19 ka shtuar pabarazinë në botë
Po biem si mizat’: Histori tronditëse të vuajtjeve dhe vdekjeve, komuniteti rom lutet për ndihmë ndaj pandemisë në Hungari

Periudha e pandemisë, ka sjellë pasiguri financiare, duke e dëmtuar ndjeshëm ekonominë e vendit tonë. Dhënia e huave duket se është më e vështirë dhe paraqet një risk të madh, pasi nuk ka ende siguri për atë që na pret më tej.

Në vrojtimin e aktivitetit kreditues për 3-mujorin e dytë, Banka e Shqipërisë konstatoi se “Bazuar në vlerësimin e bankave tregtare, standardet e kreditimit u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2020. Në reflektim të situatës dhe pasigurisë së lartë prej pandemisë, bankat aplikuan standarde më  të  shtrënguara  si në  kreditë  akorduar  bizneseve,  ashtu  edhe  në  kreditë  e  dhëna  individëve, në  të gjitha  nënkategoritë  përbërëse.  Në  të  njëjtën  linjë  me  standardet,  bankat  shtrënguan  edhe  termat  e kushtet e kreditimit në kreditë e reja për bizneset dhe individët”.

Gjithashtu u vrojtua se kërkesa për kredi si nga bizneset edhe individët ka rënë ndjeshëm. Bankat   presin  të  shtrëngojnë  standardet  e  kreditimit  për  bizneset, veçanërisht në kreditë dhënë për financimin e investimeve, gjatë tremujorit të tretë.

Bankat shprehen se gjatë tremujorit të tretë do të ketë lehtësime të  kritetereve të kreditimit për individët.  Në mënyrë qe të ketë një rritje të kërkesës për kredi, si nga ana  e individëve por edhe nga ajo e bizneseve. Kërkesa për kredi nga ana e bizneseve pritet të nxitet nga kreditë për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, ndërkohë që ajo nga ana e individëve prej kredisë konsumatore.

Shtrëngimi i standardeve u ndikua veçanërisht nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për aftësinë paguese të kredimarrësit si edhe me kolateralin.

Bazuar  në  gjykimet  e  bankave,  kërkesa  e  ulët  për  kredi  nga  ana  e  bizneseve  në  tremujorin  e  dytë u ndikua nga përkeqësimi i besimit të biznesit, rënia e theksuar e nevojave për financimin e investimeve, situata aktuale ekonomike dhe perspektiva e saj, si edhe nevoja më e ulët për financim për bashkimin apo  ristrukturimin  e  kompanive.

Gjithashtu edhe për individiët është më  e vështirë që të marin hua pranë bankave. Gjatë tremujrit të dytë pati shtrëngesë përsa i përket kritereve për të marë një kredi konsumatore ose për banesë. Dhe kjo si pasojë e kushteve makroekonomike dhe frika për një pamundësi të shlyerjes së kësteve. Edhe pse kërkesat për kredi kanë rënë dhe arsyeja kryesore ishte pasiguria financiare për të ardhmen, të shkaktuara nga zgjatja e periudhës së pandemisë, priyet që gjatë tremujorit të dytë, të rritet  kërkesa për kredi konsumatore nga individët

COMMENTS

WORDPRESS: 0