Pas arrestimit, Alda Klosi në Urgjencën e QSUT, pritet nesër masa e sigurisë

Pas arrestimit, Alda Klosi në Urgjencën e QSUT, pritet nesër masa e sigurisë

Rryshfeti dhe dhurata në maternitet: PYETËSOR për nënat dhe gratë
Protestë te materniteti i ri në Tiranë: ‘Shëndeti, jo veç nga mundësia për të paguar nën dorë mjekët!’
Zbardhet përgjimi/Sekseri i kërkon çiftit miliona lekë për Dallëndyshe Bicin, kreu i IKMT

Ish-zyrtarja Alda Klosi gjendet që prej ditës se djeshme në urgjencën e QSUT, nën kujdesin e mjekëve dhe në ruajtje të policisë pasi ka shfaqur probleme me tensionin e lartë. Sipas burimeve të Euronews Albania, QSUT bëri me dije se Klosi është paraqitur në orën 3 të mengjesit me tension 190 mmHg. Aktualisht është e shtruar dhe gjendja e saj është e qëndrueshme.

Klosi do njihet nesër me masën e sigurisë nga gjykata. Ajo u arrestua 2 ditë më parë pas dëshmisë së dhënë nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila u arrestua bashkë me të birin për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash prej mijëra eurosh në shtëpinë e saj, si dhe bizhuteri.

41-vjeçarja Klosi akuzohet për tre vepra penale, “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 

Burimi: euronews.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0